Zhvillohet ceremonia mortore e dy viktimave
Eumlshte zhvilluar dje ne Gjirokaster ceremonia mortore e personit te dyte te vrare gjate demonstrates se 21 janarit ne Tirane. Te aferm e familjare te Ziver Veizit 48 vjec kane percjelle te vrarin ne banesen e fundit nderkohe qe ne ceremoni kane qene te pranishem edhe zyrtaret e deges lokale te Partise Socialiste ne Gjirokaster. Nderkohe qe po dje rreth ores 1100 te afermit e te vrarit te trete ne demonstrate Faik Myrto nga Fieri kane bere homazhet mortore dhe e kane percjelle per ne banesen e fundit. Ne dhimbje te thelle per te afermit e tyre te vrare gjate demonstrates qe degjeneroi ne nje dhune te papranueshme pasditen e 21 janarit ata kane kerkuar qe te zbulohen sa me pare autoret e ketyre vrasjeve. Viktima tjeter e vrare me arme zjarri eshte Ziver Veizi 48 vjec nga Gjirokastra dhe Hekuran Deda nga Dibra.