E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga te riut u kap me hashash

Nje 21-vjecar eshte vene ne prangat e policise se Lezhes pasi gjate nje kontrolli te ushtruar i eshte gjetur nje sasi lende narkotike e llojit hashash. Lajmi eshte konfirmuar nga burime te policise se Lezhes sipas te cilave ne oret e para te mengjesit te djeshem rreth ores 0800 eshte arrestuar Maksim Gjocaj 21 vjec me akuzen per prodhimin dhe shitjen e lendeve narkotike. I arrestuari i cili eshte banues ne lagjen Beselidhja te qytetit te Lezhes u prangos pasi gjate nje kontrolli te ushtruar ndaj tij ne oren 0200 pas mesnate iu gjet nje sasi e dyshuar si lende narkotike e cila ishte futur ne nje qese qe sherben per mbajtjen e duhanit. Sipas policise qesja permbante 14 grame lende narkotike bashke me ambalazhin e cila eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›