Itali humb jeten emigranti shqiptar
Nje 26-vjecar shqiptar dhe dy adoleshente italiane kane gjetur vdekjen si pasoje e nje aksidenti te rende automobilistik nderkohe qe edhe drejtuesi i automjetit edhe ai nje emigrant shqiptar ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Ngjarja e rende ka ndodhur nje dite me pare ne Piacenca te Italise dhe sipas mediave vendase mesohet se 22-vjecari emri i te cilit nuk eshte bere i ditur kishte qene nen efektin e alkoolit dhe kete e tregoi edhe niveli i larte i tij ne gjak. Sipas te dhenave te para te policise italiane dhene mediave vendase mesohet se kater te rinjte sipas te dhenave te para e kishin kaluar naten ne nje lokal e po ktheheshin ne shtepi me nje makine te tipit Peugeot 206. Por 22-vjecari ka humbur kontrollin e mjetit ndoshta per shkak te rruges se rreshqitshme nga akulli. Policia the se ai ka tentuar te frenoje por ka qene vone makina eshte rrotulluar duke u perplasur me pjesen e pasme ne murin e nje shtepie pasi kishte goditur me pare nje semafor dhe nje peme ne ane te rruges. Perplasja ka qene aq e madhe sa automjeti eshte copetuar krejtesisht. Niveli i alkoolit ne gjakun e 22-vjecarit ka rezultuar 6 here me i larte se norma e lejuar. Ai eshte tashme nen hetim per vrasje nga pakujdesia.