E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i ardhshëm Thaçi-Daçiq me 7 nëntor

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe kryeministri i Kosovës , Hashim Thaçi do të ulen përsëri në tryezën e bisedimeve me 7 nëntor. Autoritet në Beograd pritet të ofrojnë një model të ri për zgjedhjen e problemit të institucioneve paralele në Kosovë. Si kthim për këtë Serbisë mund t`i epet në dhjetor data e kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Këto janë pritjet themelore të sekretares amerikane të shtetit,Hillary Klinton dhe përfaqësuese së lartë të Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme, Chatherine Ashton, të cila janë takuar dje me presidentin ,Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrin, Ivica Daçiq,shkruan gazeta Blic.

Siç mëson Blic, presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq dhe kryeministri,Ivica Daçiq iu kanë thënë mysafirëve të tyre se implementimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit nuk është e lehtë për tu zbutur. Por ata kanë shprehur përkushtimin e qeverisë serbe për të implementuar të gjitha marrëveshjet arritur deri me tani.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›