Takimi i ditës së dytë të Mbledhjes së Qeverisë, Rama : Të riorganizojme procesin qeverisës!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është e nevojshme për riorganizimin e të gjithë procesit të qeverisjes duke e nisur nga godina e qeverisë. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri pas përfundimit të ditës së dytë të takimit të zgjeruar të qeverisë në Tepelenë. Kryeministri u shpreh se në të ardhmen do rrisim rolin e zëvendësministrave dhe të agjencive qeveritare.
“Është diskutuar edhe nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisë, duke filluar nga vetë organizmi i këtij procesi. Kemi arritur disa rezultate të rëndësishme dhe kemi vendosur disa piketa të rëndësishme në mënyrë që sesionin e ri ta nisim me një puls por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisë duke theksuar rolin edhe të zëvendësministrave, duke përfshirë në vendimmarrje e proces të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme. Do krijojmë kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj me botën akademike, me organizatat ndërkombëtare, por edhe me individë që kanë çfarë të na mësojnë qoftë brenda qoftë jashtë vendit. Jemi në një situatë tjetër për sa i përket turizmit në Shqipëri dhe imazhit të vendit tonë në botë. Jemi pranë një zhvillimi shumë të rëndësishëm në fushën e energjisë për sa i takon burimeve natyrore” tha Rama.
/rtsh.al/