E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Zgjedhja e kryetarit, deri në orën 14.00 votojnë 11. 600 demokratë, Sefa: Pjesëmarrja brenda pritshmërive

Zyrtarët e lartë të PD-së, duket se janë të kënaqur me nivelin e pjesëmarrjes së demokratëve në procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së. Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Indirit Sefa, bëri publike të dhënat më të fundit që ka në dispozicion PD-ja, për nivelin e pjesëmarrjes në votim të demokratëve deri në orën 14:00.

Sipas Sefës, deri në orën 14:00 kanë marrë pjesë në votim 11600 votues, e përkthyer në përqindje në nivelin 44% të anëtarësisë së PD-së të regjistruar në zgjedhjet për kreun e PD.

“Procesi ka qenë normal, i rregullt dhe shumë i qytetëruar. Në bazë të vendimit të Kryesisë dhe të rregullores kemi përcaktuar që edhe ata që se kanë emrin në listat e përgatitura të mund të votojnë. Këta anëtarë i paraqisnin komisionin kartën e anëtarësisë dhe më pas kalohen në një listë të posaçme. Pjesëmarrja është brenda pritshmërive tona””- deklaroi Sefa.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›