Islanda njeh Palestinën si shtet

Islanda është vendi i parë perëndimor që ka bërë të ditur njohjen e shtetit palestinez.
Ky është vendimi i marrë nga parlamenti islandez pas seancës ku u shqyrtua kërkesa palestineze për njohje të shtetit.
Palestina ka rritur ndjeshëm lobimin pranë vendeve perëndimore për njohjen e saj. Autoriteti palestinez, pak muaj më parë u anëtarësua si shtet në organizatën e Kombeve të Bashkuara për Trashëgiminë Kulturore, UNESCO.
Ky anëtarësim shkaktoi reagimin e fortë të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, të cilat vendosën pezullimin e fondeve për këtë organizatë, fonde që shkojnë deri në 70 milion dollarë, ose 20 përqind e buxhetit vjetor të UNESCO-s, që përdoret për restaurimin dhe ruajtjen e objekteve kulturore në mbarë botën.
Ndërkohë, në Kombet e Bashkuara është dorëzuar kërkesa e Autoritetit Palestinez për njohjen si shtet dhe anëtarësim me të drejta të plota në organizatë. Vetë Shtetet e Bashkuara deklaruan se do të përdorin veton në Këshillin e Sigurimit për të ndaluar njohjen dhe anëtarësimin e Palestinës si shtet në OKB