Takimi me shqiptarët në Milano, Rama merr fanelën e “Juventusit” me numrin 5

TIRANË, 13 prill /ATSH/ Kryeministri dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama,e nisi takimin me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit duke marrë dhuratë një fanelë të Juventusit me numrin 5.
Ky është takimi i dytë që ai zhvillon në Itali me shqiptarët që jetojnë në këtë qytet.
Në nisje të takimit ish-futbollisti i Juventusit Alessio Tachinardi i dhuroi Kryeministrit Rama fanellën e “Juventusit” me numrin 5.
“E di që je tifoz i Juventusit dhe po të dhuroj këtë bluzë, e di që 5-a do të të sjellë shumë fat”, tha ai. /gj.m/