E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama me shqiptarët në Milano: Ta mbrojmë me votën e 11 majit, lirinë dhe pavarësinë e drejtësisë

TIRANË, 13 prill /ATSH/ Kryeministri dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, në takimin e pasdites së sotme me shqiptarë në Milano u shpreh se populli shqiptar nuk mund ta lërë në dorën e qeverive të radhës dhe të partive të radhës dhe të të parëve të partive të qeverive të radhës, por duhet ta marrë vetë në dorë dhe ta mbrojë me të gjithë forcën e vet me votën e 11 majit, pikërisht lirinë dhe pavarësinë e drejtësisë që ne po ndërtojmë.

“Juve i keni dëgjuar i dëgjoni përditë ata që thonë ç’është kjo punë? Si ka mundësi që këta guxojnë të kërkojnë votën që këta guxojnë të kërkojnë një mandat tjetër, kur kanë gjysmën e qeverisë në burg? E vërteta është krejt ndryshe. Së pari, në këto vite ne kemi pasur mbi 60 ministra dhe qindra kryetarë bashkie dhe komune dhe nëse disa prej tyre janë gjendur me probleme me drejtësinë e re dhe të pavarur që ne krijuam me vullnetin tonë të lirë dhe me vizionin për t’i dhënë çdo shqiptari barazinë para ligjit, kjo nuk do të thotë që ne duhet të ulim kokën kjo do të thotë që ne duhet të jemi më krenarë se asnjëherë tjetër”, theksoi Rama. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›