E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi inspekton punimet në segmentin Levan-Vlorë

VLORE - Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka inspektuar sot punimet në segmentin Levan-Vlorë, pjesë e autostradës që lidh qytetin e Fierit me Vlorën.

Gjatë inspektimit, Olldashi dha garanci se në pranverën e vitit të ardhshëm do të hapet qarkullimi në të dy kahet e këtij aksi rrugor, për të qënë gati për sezonin e ardhshëm veror.

Ndërkaq, ministri Olldashi ka hapur njërën korsi në aksin Levan-Vlorë, ku nga sot lejohet qarkullimi i automjeteve. Ministri është ndalur edhe ne urën e re të ndërtuar mbi lumin Vjosë, që konsiderohet vepra më e rëndësishme e artit në këtë autostradë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›