Çmimi i energjisë, shoqata e biznesit: Rritja shkakton pasoja të rënda
KORÇE - Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm në Korçë ka reaguar sot ndaj deklaratës së OST, KESH dhe CEZ për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2012.
Sipas kësaj shoqate, rritja e çmimit të energjisë do të kishte pasoja të mëdha për qytetarët, biznesin dhe ekonominë e vendit në kohë krizë.
Shoqata nënvizon se efektet negative të rritjes së çmimit të energjisë, do të pasqyrohen edhe në rritjen e çmimeve të shumë artikujve ushqimorë dhe industrialë, si dhe në rritjen e kostos së jetesës, duke argumentuar se tashmë çmimi i energjisë elektrike në vendin tonë është më i larti në rajon.
(er.nu/news24/BalkanWeb)