AK, Kurtishi: Shqiptarët të bashkuar në Bruksel
TETOVE- Vetëm pak orë pas lirimit nga qelitë e paraburgimit kryetari i Aleancës Kuq e Zi, dega Maqedoni, Valon Kurtishi ka dhënë një deklaratë për mediat. Kurtishi u arrestua më 28 Nëntor pasi po vinte flamuj kombëtarë me rastin e festës së Pavarësisë.
Ai deklaroi se AK përfaqëson sot lëvizjen që do shkundë raportet e fosilizuara shoqërore, një lëvizje që sic tha ai, do të bëhet katalizator i shoqërisë në tranzicion.
“Organizata në fjalë paraqet një bashkim vullnetar të qytetarëve, studentëve dhe aktivistëve nga të katër anët e trojeve ku flitet shqip, për një jetë më të mirë, për një Shqipëri më të bashkuar, më të fortë e më të begatë”, tha Kurtishi.
Kjo lëvizje sipas tij mbron me forcë interesat kombëtare të shqiptarëve, ndërsa rithekson se shqiptarët do të bashkohen në Bruksel.
"Aleanca Kuq e Zi është shndërruar në një faktor serioz dhe ndoshta të vetëm që mbron me konsekuencë dhe maturi të rrallë interesat tona kombëtare. Aleanca nuk e ka parë asnjëherë kombin si të ndarë në gjashtë njësi të ndryshme administrativo-politike. Qëndrimi i saj i shprehur publik është shqiptarë të bashkuar në një Europë të bashkuar. Ajo e sheh kombin shqiptar si një e tërë e pandashme, një unitet organik me një të kaluar dhe të ardhme të përbashkët shqiptare e europiane njëkohësisht. Ky parim është krejtësisht demokratik dhe plotësisht në një vijë me synimet e politikës europiane për bashkimin e gjithë popujve të kontinentit tonë në një supershtet me peshë në politikën dhe ekonominë botërore”, shtoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)