E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi, paguani taksat on-line!

22/05/2009  Informohen bizneset për lehtësirat e procedurave. Deri më tani interesi ka qenë i vogël

Këshillat: Vërtetimet mund t’i merrni nga interneti po ashtu dhe përgjigje të shqetësimeve

ELBASAN- Elbasani ka një shfrytëzim minimal të shërbimeve që ofrohen on-line. Deklarata është bërë nga Drejtori i Shërbimeve ndaj tatimpaguesit pranë Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve gjatë një takimi informues me biznesmenët dhe specialistët e qarkut. Në këtë takim ku merrnin pjesë drejtues të Drejtorisë së Tatimeve në Elbasan, janë bërë prezent shqetësimet mbi përdorimin e procedurave elektronike dhe shfrytëzimin e faqes së internetit të Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve.

Pagesat

Erjon Prifti tha se qysh nga prilli i vitit 2008 ku është miratuar shërbimi on-line ka pasur një interes të madh. “Qëllimi që u miratua ligji, i cili për herë të parë përfshin edhe të drejtat e tatim-paguesve ishte për të evituar burokracitë, sorollatjet dhe mundësitë e ndërhyrjes apo presionit nga ana e inspektorëve tatimorë. Por megjithëse ky shërbim është më i thjeshtë mosshfrytëzimi ka bërë që të nis një maratonë informimi në të gjithë vendin. Aktualisht nëpërmjet internetit shkarkohen deklaratat, ndërsa ekziston ende frika e deklarimit elektronik pa llogaritur pagesat elektronike. Ka shumë faktorë që ndikojnë, por më kryesore mund të renditet mungesa e informimit dhe një lloj hezitimi nga ana e bizneseve. Shumë shpejt do të fillojë edhe shkarkimi i vërtetimeve nga interneti, por mosshfrytëzimi i shërbimeve të para do ta bëjë më të vështirë këtë fazë të shërbimeve on-line. Po kështu nëpërmjet faqes së internetit subjektet mund të bëjnë pyetje, të kërkojnë këshilla e konsultime dhe brenda 5 ditëve do të marrin përgjigje”. Takimi i organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve ndaj tatim-paguesit në Elbasan ka mbledhur një numër të madh subjektesh që veprojnë në nivel qarku për t’u njohur dhe për të sqaruar detaje mbi shërbimin elektronik të tatimeve. Nëpërmjet këtij shërbimi subjektet mund të shkarkojnë deklaratat, mund të bëjnë vetëdeklarimin e punonjësve për sigurimet shoqërore dhe madje mund t’i shlyejnë detyrimet nëpërmjet internetit pa lëvizur nga zyra, duke kursyer kohën dhe madje edhe presionin nga inspektorët tatimorë. Takimi ka vazhduar me pyetje dhe përgjigje nga biznesmenët pjesëmarrës. Ata kanë kërkuar më shumë informacion rreth këtyre shërbimeve. Po kështu kanë kërkuar që shërbimi në internet të jetë i shpejtë dhe përgjigja po ashtu. Ky shërbim ka marrë vlerësim nga një pjesë e subjekteve që kanë filluar ta shfrytëzojnë duke qenë se sipas tyre procedurat tatimore duan kohë dhe kanë sorollatje. Ata kanë kërkuar më tepër sqarim për pagesat online dhe po kështu detaje të tjera mbi shërbimin më të ri prej një viti. Në Elbasan ka rreth 2500 biznese të vogla, ndërsa janë rreth 700 të mëdha.

LEHTËSITË

Aktualisht nëpërmjet internetit shkarkohen deklaratat ndërsa ekziston ende frika e deklarimit elektronik pa llogaritur pagesat elektronike. Ka shumë faktorë që ndikojnë, por më kryesore mund të renditet mungesa e informimit dhe një lloj hezitimi nga ana e bizneseve. Shumë shpejt do të fillojë edhe shkarkimi i vërtetimeve nga interneti, por mosshfrytëzimi i shërbimeve të para do ta bëjë më të vështirë këtë fazë të shërbimeve on-line. Po kështu nëpërmjet faqes së internetit subjektet mund të bëjnë pyetje, të kërkojnë këshilla e konsultime dhe brenda 5 ditëve do të marrin përgjigje”. Takimi i organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve ndaj tatim-paguesit në Elbasan ka mbledhur një numër të madh subjektesh që veprojnë në nivel qarku për t’u njohur dhe për të sqaruar detaje mbi shërbimin elektronik të tatimeve. Nëpërmjet këtij shërbimi subjektet mund të shkarkojnë deklaratat, mund të bëjnë vetëdeklarimin e punonjësve për sigurimet shoqërore dhe madje mund t’i shlyejnë detyrimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›