Takohet me lexuesit tiranas

Adhuruesit e tij nga Filozofia Urbane, në rrjetin Facebook, kishin marrë mundin që të shkonin për ta parë krijuesin e kësaj faqeje, Albatros Rexhajn, i cili pos njoftimit me ta ua dhuroj atyre nënshkrimet në librin e tij më të ri “Bombë në Beograd”, që ishte titulli i tretë më i shitur në panairin e Prishtinës.
Në këtë takim me lexuesit e tij nga Tirana nuk mungoj as botuesja e librit, Arlinda Dudaj e cila tha se ndihet e privilegjuar që ka punuar me Albatrosin. Ajo tha se ky nuk do të jetë bashkëpunimi i saj i vetëm më të.
“Albatrosi është një autor i njohur për ne, sepse ai ka botuar që nga vitet 90 me Shtëpinë e njohur Botuese, “Rizzoli” nga Italia”, ka thënë Arlinda Dudaj e cila gjatë fjalimit të saj shpesh ka thurë batuta me Albatrosin.
Ajo ka shtuar se libri “Bomba në Beograd”, ka shkuar në ribotim për shkak të kërkesës së madhe nga lëxuesi.
Për librin ka fol edhe redaktori i librit “Bombë në Beograd”, Sejdin Cekani, i cili tha se libri i Albatrosit është në nivel me librat bashkëkohorë që shkruhen sot në Botë.
“Ai ka një veçanti në shkrim, ka ndërtuar një roman shumë të bukur në të cilin ka plot aksion, luftë, dashuri dhe është pothuajse ideal për ta bërë film. I kam thënë Albatrosit që nëse nuk e shkruan librin e dytë më mirë së të parin atëherë atë nuk do ta redaktoi. Por, besoj që ai do ta shkruaj shumë më mirë të dytin”, ka thënë Cekani.
Nga ana tjetër autori ka falënderuar shumë fansat e tij të Facebook, në Filozofinë Urbane dhe ka thënë se ky libër është njëri prej librave që ai e kishte botuar në vitin 1998, por që 100 kopjet e botuara nuk kishin arritur as të dilnin në treg për shkak se ishin konfiskuar nga policia serbe.
“Po ashtu, dua ta falënderoj edhe Shtëpinë Botuese ‘Dudaj’, me të cilën kam pasur kënaqësinë që të punoj sepse puna me ta, me redaktorin, ishte e njëjtë më punën që kemi bërë me shtëpinë botuese italiane, Rizzoli”, tha Rexhaj
“Bombë në Beograd” është lavdëruar edhe nga ish – deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Rugova, i cili tha se Albatrosi në këtë libër zbulon edhe shumë të vërteta të cilat ja vlen që të njihen nga opinioni i gjerë kosovarë, gjithnjë duke lartësuar luftën e UÇK-së dhe popullit shqiptarë.
Edhe pse nuk e kishte lexuar librin mori fjalën edhe këshilltari në Ambasadën e Republikës së Kosovës, Esat Brajshori, i cili tha se me autorin ka punuar më parë gjatë kohës kur ai ishte në teatër.
“Nga ajo çka unë kam lexuar nga ai është i veçantë në shkrim. Edhe nga ajo që pashë këtu shoh se ai ka bërë një punë të mirë. I sjell atij edhe urimet e ambasadorit Sylejaman Selimi”, tha Brajshori.
Ky takim më lexues u bë në lokalin “La Vie en Rouge”, një lokal ky interesant dhe klasë në të cilin i pranishëm ishte edhe ushtaraku, kolonel Hysen Berisha, i cili kishte udhëhequr betejën e Koshares të zhvilluar në vitin 1999.
Pos këtij takimi, Rexhaj ka paralajmëruar se takim me lexues do të mban edhe në qytezën e Junikut të mërkurën me datën 20 ku do ta prezantoj romanin edhe para junikasve, pasi që pikërisht ngjarja e këtij romani fillon me Junikun dhe vrasjen e kolonel Ostojicit, të vrarë në rrethinën e kësaj qyteze.