E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane eksploziv ne makinen e policit

Një automjet në pronësinë e një oficeri të policisë së Tiranës shpërtheu në orët e para të mëngjesit, pasi një sasi eksplozivi ishte vendosur në të.

Për fat të mirë, në ngjarjen e ndodhur në orën 04:00 të së dielës nuk pati dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Mjeti, në pronësinë e efektivit E. Zhupa, ishte i parkuar në afërsi të komisariatit numër dy të kryeqytetit, kur ndodhi shpërthimi.

Forcat e rendit kanë nisur të hetojnë ngjarjen, por sipas rindërtimit të pistave paraprake, dyshohet që eksplozivi të jetë vendosur në mjet për shkak të detyrës.

Aktualisht, policia po shqyrton mbi konfliktet e mundshme që E. Zhupa mund të ketë patur me rrjete kriminale gjatë kryerjes së detyrës, për të identifikuar autorët e mundshëm.

Skeleti i djegur i makinës është duke u ekzaminuar nga policia shkencore, e cila po përpiqet të identifikojë më shumë prova.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›