Taks force, per punimet ne rruge me tre turne
Firmat e ndertimit do te detyrohen te punojne me tre turne. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Kryeministri Berisha kerkoi nga Ministri i Puneve Publike ngritjen e nje Task Force, per ndjekjen dhe zbatimin me perpikeri te Vendimit te Keshillit te Ministrave, i cili percakton punen me tre turne te firmave ndertuese, te angazhuara ne vepra publike. Duke vleresuar shume te rendesishem faktorin kohe, Kryeministri tha se, do te ndermerren masa ligjore, te parashikuara ne ligj, per ata qe nuk e zbatojne kete vendim.
"Zoti Minister i Puneve Publike, konstatohet se nje seri firmash nuk punojne turni i trete. Kerkoj ngritjen e nje Task Force nen drejtimin tuaj personal dhe zbatimin me rigorozitetin me te madh te ligjit. Koha eshte me e cmuara per ne. Keta zoterinj kur fitojne tenderet, e pranojne vendimin e qeverise per punen me tre turne. Natyrisht ky vendim nuk mund te zbatohet ne cdo kohe klimaterike, por tani e deri ne tetor, ai qe nuk e zbaton kete vendim, duhet te ndeshkohet ne perputhje me ligjin", tha Berisha. Ai tha se, ndeshkimet jane te mjaftueshme, por po te jete e nevojshme, do t'i shtojme. "Cdo kompani duhet ta kete te qarte se per ne koha ka cmimin me te larte" , tha kryetari i qeverise. Ky vendim i qeverise synon qe te detyroje firmat e ndertimit te permbushin detyrimet kontrate per afatet e punimeve ku qe realizohen me fonde publike. Shpesh here kontratat e punimeve nuk jane respektuar sepse kompanite e ndertimit nuk kane mundur mbulojne me kapacitete pune kur moti ka qene i mire. Per te ndryshuar kete gjendje qeveria ka urdheruar qe kompanite e ndertimit te punojne me tre turne.