E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia nuk e ndryshon qëndrimin për Sirinë

Nga Los Kabosi (Meksikë), Kryeministri britanik, David Kamerun, bëri një deklaratë shpresëdhënëse për situatën në Siri, dukë thënë që Rusia do të ndryshojë qëndrimin e saj mbi këtë çështje.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Moskës zyrtare. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate duke e përgënjeshtruar atë në radio “Eco”.

"David Kamerun në konferencën për shtyp në Los Kabos u shpreh se pas bisedimeve me Putin, Rusia do të ndryshonte qëndrim mbi Sirinë. Kjo nuk është aspak e vërtetë", u shpreh prerë kreu i diplomacisë ruse.

Në takimin e G-20-ës në Meksikë, presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me liderët evropian dhe ku ka pranuar që të bisedojnë dhë ta shtrojnë për zgjidhje çështjen siriane, por siç duket bisedimet kanë qenë formale, pasi qëndrimi i Rusisë vazhdon të jetë kokëfortë.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-21 23:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›