E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë këshilla për të fjetur mirë në verë

Gjumi kthehet në një çështje të rëndësishme, sidomos kur temperatura jashtë rritet. Jacques Fleurentin, farmacist, ju ndihmon me pesë këshilla, për të kaluar net të mirë kur bën vapë.

1. Pini ujë mjaftueshëm

Siç e dini, duhet të pini 1.5 litra ujë në ditë. Të njëjtën gjë duhet të bëni dhe në verë, për të ruajtur temperaturën trupi e nxjerr ujin nëpërmjet lëkurës, që quhet transpirimi. Veshkat filtrojnë më pak për shkak të transpirimit, prandaj duhet të bëni që veshkat tuaja të vazhdojnë të punojnë, duke pirë sa më shumë ujë. Por duhet të keni kujdes me lëngjet tonike. Te çdo njeri duhen parë efektet e kafesë apo çajit, që mund të sjellin probleme me gjumin. Prandaj mbi të gjitha më mirë parapëlqeni ujin.

2. Të ajrosni dhomën dhe ta mbani të freskët

Shumë zgjidhje mund të keni: kondicioneri, ventilatori apo edhe dritaret e hapura. Por do të qe më mirë që gjatë periudhës që nuk jeni në shtëpi, mbajini të mbyllura dritaret, në mënyrë që të mos hyjë shumë nxehtësi brenda. Nuk duhet t’i zini besë kondicionerit, pasi kalimi nga i ftohtë në të ngrohtë dhe anasjelltas, nuk është i mirë. Është mirë që kondicionerin ta keni me një temperaturë në 5-6 gradë poshtë temperaturës që është jashtë. Por një mundësi e mirë mbetet dhe ventilatori, por edhe ky nëse është shumë i fuqishëm mund tu sjellë probleme për grykët.

Zgjidhja më e mirë do të qe hapja e dritareve gjatë natës.

3. Hani pak në darkë

Kur është vapë mos hani shumë në darkë. Idealja do të qe të darkoni lehtë, pasi një ushqim i përbërë me yndyrna dhe sheqer, sjell një tretje më të vështirë. Dhe një problem me tretjen sjell një gjumë jo të mirë. Pra, duhet të hani në mënyrë të ekuilibruar, por edhe pa ngrënë fare nuk duhet të rrini, pasi edhe mosngrënia nuk është e mirë për gjumin.

4. Qetësohuni para se të flini

Para se të flini nuk duhet të bëni një aktivitet sportiv. Duhet të paktën një gjysmë ore qetësi para se të flini. Bëni një dush me ujë të vakët, që më pas të qetësoheni. Uji i dushit nuk duhet të kalojë nga 37 gradë, pasi organizmi ul temperaturën e brendshme kur përgatitet për të fjetur.

5. Mendoni për barërat qetësues

Këto mund tu ndihmojnë që të gjeni gjumin, nëse ju pengon i nxehti. Çdonjëri nga çajrat që mund të përdorni, ju ndihmojnë që të flini, disa janë antidhimbje, të tjerë janë antispasmodikë, e të tjerë ndihmojnë për ritmin e zemrës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›