Taksa mbi truallin, Kuvendi miraton ligjin qe rrit fondin per pronaret
Kuvendi miratoi dje me 71 vota pro projektligjin qe cili vendos takse ne masen 10% te vleres se truallit, per te gjithe ata qe kane te drejten e perdorimit te truallit shteteror. Para qe sipas deputeteve do te mblidhen nje here ne vit, dhe do te shkojne per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. Me shumice votash, Kuvendi kaloi per votim ne seancen e mbremshme plenare, projektin qe rregullon menyrat e perfitimit te ardhurave qe do te mblidhen nga taksa e perdorimit te truallit shteteror. Taksa do te aplikohet ndaj te gjithe atyre personave qe kane ndertim ne trojet e paprivatizuara te ndertesave te shitura nga ndermarrjet shteterore para hyrjes ne fuqi te ligjit 7512, per trojet dhe ndertesat e privatizuara nga shtetasit me ligjin 7512, trojet ne perdorim te personave juridike dhe tregtare ne perputhje me parashikimet e vendosura nga nje ligj i vecante. Keshtu, te gjithe keta persona, qe e kane ndertuar pronen e tyre mbi nje truall shteteror, do te paguajne nje here ne vit ne masen 10 per qind te vleres se truallit ne perdorim. Te drejten e vjeljes se takses per shfrytezimin e truallit shteteror e kana drejtorite rajonale te tatimeve. Detyrimi per tu paguar llogaritet duke shumezuar nivelin e takses me vleren e truallit ne perdorim dhe detyrimi per pagese ne rast privatizimi nepermjet blerjes se truallit llogaritet proporcionalisht vetem per periudhen e vitit gjate te cilit eshte ushtruar e drejta e perdorimit te truallit shteteror. Sipas procedures ligjore, brenda dates 15 shkurt te vitit paraardhes subjektet qe i nenshtrohen zbatimit te ketij ligji kane detyrim te dorezojne ne drejtorine rajonale ku jane regjistruar, apo ne territorin e te cilave banojne, formularin e deklarimit te takses, i cili miratohet nga ministri i Financave.