Balla: 8 dite na ndajne nga 30 prilli, “clirimi” i shqiptareve
Partia Socialiste fillon numerimin mbrapsht per protesten e 30 prillit. Deputeti socialist, Taulant Balla, permes nje deklarate per shtyp, tha se “rruga e korrupsionit patriotik ka kushtuar deri me sot mbi 1 miliarde euro, prej te cilave vetem abuzimi per interes te xhepave te pushtetit shkon ne mbi 230 milione euro. “100 milione eurot e marra borxh per ndertimin e TEC-it te Vlores, sot na rezultojne te jene para te hedhura ne plehra”, deklaroi Balla. Sipas tij, qeveria anuloi me kokefortesi kontraten per ndertimin e trenit elektrik, dhe sot jo vetem qe treni nuk u ndertua, por shqiptaret tashme duhet te paguajne 20 milione dollare per te mos e ndertuar trenin. Ai tha se “te gjitha keto para te marra borxh, me interesa te larta e te cuara dem, nuk do t’ i paguaje qeveria por shqiptaret e thjeshte te cilet ne 1 janar moren si dhurate nga qeveria jo vetem rritjen e cmimeve te energjise, ujit, ushqimeve e sherbimeve, e papunesise, por dhe nje borxh prej mbi 2000 eurosh per cdo shqiptar per te paguar per korrupsionin dhe paaftesine e ketij pushteti te vjedhur”. “Shqiperia duhet te clirohet nga ky sistem korrupsioni qe sot vjedh gjithcka dhe ne fund vjedh edhe votat, per te mbajtur pushtetin me force. Edhe 8 dite na ndajne nga 30 prilli, dita kulmore e protestave, dita e clirimit te zgjidhjeve per shqiptaret”, nenvizoi Taulant Balla.