E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Taksa progresive do të vrasë vendet e punës dhe zhvillimin e vendit”

05-06-2013 / Gazeta 55

Ridvan Bode, në një miting të organizuar në qytetin e Leskovikut.

Rrethi i Kolonjës do të jetë prioritet i qeverisë demokratike pas 23 Qershorit për sa i përket investimeve që do të vijnë në qarkun e Korçës. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, kandidati për deputet i qarkut të Korçës, Ritvan Bode, në një miting të organizuar në qytetin e Leskovikut. Ai tha se ka zgjedhur të jetë deputet i Kolonjës për të garantuar banorët për këtë fakt. Bode tha se Edi Rama dhe alternativa e tij është vetëm një mashtrim nga i cili shqiptarët nuk duhet të gënjehen. Sipas Bodes sistemi që Rama propozon do të vrasë vendet e punës, mirëqenien dhe zhvillimin e vendit. Bode i ka ftuar qytetarët e Leskovikut, të Kolonjës dhe të gjithë Shqipërisë të votojnë Partinë Demokratike më 23 Qershor për të vijuar projektin e madh të zhvillimit të vendit dhe të mos bëhen pre e mashtrimeve elektorale të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Bode theksoi se Rama mbajti  të bllokuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, për më tepër se një vit duke penalizuar me bllokim fondesh të gjithë qytetarët, fermerët dhe investitorët që vijnë në vend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›