Topalli, emigrantëve: “Kthehuni, votoni për Shqipërinë e Zhvilluar”

Nënkryetarja e PD, Topalli takime në Romë, thirrje emigrantëve
Shqiptarët që jetojnë në Romë mirëpritën në një takim entuziast Kryetaren e Kuvendit dhe nënkryetaren e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, në kryeqytetin italian. Nën thirrjet e simpatizantëve të Partisë Demokratike u prezantua edhe video-konferenca që Kryeministri dhe Kryetari i PD-së Sali Berisha zhvilloi me ta. Në fjalën e tij Kryeministri Berisha theksoi arritjet që qeveria e drejtuar nga demokratët ka bërë në këto 8 vjet. “Të dashur bashkëkombës dhe bashkëkombas të mi, në emigracion në Itali, miqësisht ftoj secilin prej jush për të ardhur në Shqipëri më 23 qershor, për të firmosur me votën e tij projektin e Shqipërisë së zhvilluar, projektin e Shqipërisë europiane”, u shpreh Kryeministri ne mesazhin e tij. “Programi ynë garanton 3-5 vjet pa asnjë taksë për çdo biznes, që emigrantët e kthyer, do të hapin për Shqipërinë e zhvilluar”, tha Jozefina Topalli. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kandidati për deputet i qarkut të Tiranës, Tritan Shehu.
...