E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne, model punësimi dhe zhvillimi – rrumpallë është Edi Rama

05-06-2013 / Gazeta 55

Ministri Imami takon banorët e lagjes “Visarion Xhuvani”, në Elbasan Kreu i deputetëve demokratë në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami takoi dje banorë të lagjes “Visarion Xhuvani”, në Elbasan ku prezantoi dy kandidatët për deputetë, z. Ardjan Turku dhe Zamir Muzhaqi. Pasi ka bërë një backgrounds të të dy kandidatëve për deputetë në këtë rajon, Imami është ndalur tek motive se pse duhet votuar tek PD dhe pse nuk duhet votuar për Edi Ramës. “Unë besoj se kemi treguar një model të qartë pune, rrumpallë është Edi Rama, modeli ynë është modeli i qëndrueshmërisë politike në këtë kohë krize, kurse Shqipëria tetë vjet ka gëzuar një stabilitet të kënaqshëm politik dhe kjo në kushtet kur opozita ka qenë krejtësisht anti institucionale dhe ekstra parlamentare, opozita nuk e ka bërë opozitën në parlament, dhe atë pjesë që ka bërë e ka bërë pjesë bilbilash dhe demonstratash në parlament. Edi Rama vonoi integrimin e Shqipërisë me mos votimin e tre ligjeve. Përpjekja jonë thelbësore ka qenë përpjekja për integrim në BE. Dhe kur them që ky model është anti institucional dhe ekstra parlamentare kam parasysh që e gjithë lufta e opozitës është bërë si një opozitë që nuk është në parlament. Kjo është opozita që kemi, ky është modeli i përpjekjes për stabilitet politik dhe për integrim europian që ne kemi, votimi i tre ligjeve tregoi se sa e pështirë është kjo opozitë sepse tregoi se nuk ka pasur asnjë argument që nuk e votoi këto 232 ditë rresht”, tha Imami. Sipas tij “nuk kemi asnjë përgjigje se pse Rama votoi sot, dhe integrimi europian nuk është thjesht çështje krenarie kombëtare që ne na përket por është i lidhur drejtpërdrejt me xhepin e çdo qytetari shqiptar, pasi ne humbasim në vit rreth 66 milion euro. Taksa progresive së pari është gënjeshtër sepse gënjejnë kur thonë se kryeministri paguan më pak taksa se pastruesja, fakti është se rrogat e ulta janë ngritur dhe rrogat e larta që nuk janë ngritur. Që tani ka nisur lufta politike me kampin eurosocialist, luftë e madhe ka shpërthyer, nuk po gjejnë dot se kush është kryeministër nga ata të dy. Sepse ne në thelb bëmë dy gjëra, tokën edhe ujin. Dy janë pasuritë tona, pasuria jonë themelore është toka, toka nuk prodhonte fshatari merrte ndihmë sociale nga ne, kjo ka qenë historia para tetë vjetësh. Ne e mbështetëm prodhimin bujqësor kemi bërë investime, ne po shfrytëzojmë ujin, po bëjmë punë, po ngrihet një industri e tërë, ka filluar një gjigant ashtu sikundër janë ndërtuar 50 hidrocentrale të vegjël dhe të mesëm. Po rregullojmë balancat, sepse duke ecur bujqësia do të kemi më pak importe dhe do të shtojmë eksportet. Duke ecur hidroenergjetika nuk do të importojmë, por do të eksportojmë dhe e gjithë kjo është bilanc”- theksoi Imami. Ndërkaq, në fjalën e tij kandidati për deputet, Ardjan Turku e ka vënë theksin tek investimet e realizuara nga qeveria shqiptare në këto tetë vite në qarkun e Elbasani, investime që sipas Turkut janë të dukshme dhe të prekshme nga të gjithë. Investime në shkolla, qendra shëndetësore, ujësjellës, kanalizime të ujërave të zeza, etj.


Imami: PD është në mbrojtje të gruas dhe familjes/Kandidatët e PD në qarkun e Elbasanit, Arben Imami dhe Ardjan Turku zhvilluan dje një takim me Forumin Lidhjes Demokratike të Gruas, në qytetin e Elbasanit. Pasi ka bërë një përmbledhje të pozicionit të gruas shqiptare gjatë shekullit të kaluar e në vijim, Imami ka deklaruar se “gjuha shqipe e ka në themel të saj respektin për gruan si asnjë prej gjuhës perëndimore”. Ai theksoi se, themeli i jetës bashkëshortore është respekt, respekti për qenien njerëzore me të cilin ndan fatin e jetës, le të përpiqemi së bashku për këtë. “Familja jonë i rezistoi edhe kohës së komunizmit. Dhe ne shohim sot një rilindje të familjes në kushtet ku po fillohet zhvillimi i vendit, sigurisht me trauma me probleme, si pasojë e një tranzicioni të lodhshëm, por për të cilin nuk mund të përgjigjemi ne”- tha Imami. Ai vuri në dukje gjithashtu, se kreu i PS, Edi Rama premton dhe thotë që shoqëria shqiptare është ende e papërgatitur për martesat homoseksuale, d.m.th, parimisht z. Rama mendon se duhet ta përgatisë këtë shoqëri shqiptare për këtë lloj martese. “Problemi a shkon kjo me frymën tonë për të mbajtur një familje të fortë ose jo, a shkon kjo me urdhrat hyjnorë dhe ato natyrorë, a shkon kjo me përpjekjet e njerëzimit për të mbijetuar si njerëzim? Të riprodhojmë njerëzimin me rrugë të tjera, ta shpëtojmë gruan nga mënyra natyrore e riprodhimit në mënyrë që të përgatisim disa qenia që nuk janë as burra as gra, por thjesht individë që pa këto lidhje familjare çdo diktaturë do ti shkelte dhe dhunonte, sepse vetë njeriu është shkëputur nga qenia e tij natyrore burrë grua. Një nga arsyet themelore që gratë e mbështesim fort PD dhe këtë ideologji tonën është për shkak se ne jemi në mbrojtje të familjes”- deklaroi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›