E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa tregtimit të makinave të vjetra, si dështoi

Në mesin e vitit 2010, bazuar dhe në rekomandimet e Komisionit Europian, Shqipëria ndryshoi formulën e taksimit të mjeteve të përdorura të transportit, duke prezantuar edhe taksën në shitje të tyre. Aplikimi i kësaj mënyre taksimi nuk solli rezultatet e dëshiruara për vjeljen e taksës së mjeteve të përdorura të transportit. Problemet e dala ishin nga më të ndryshmet, kryesisht në përpjekjet e qytetarëve në shmangien e pagimit të kësaj takse. Kështu, për periudhën janar – korrik 2010 janë bërë 15.652 ndryshime të pronësisë mbi mjetin, me një mesatare mujore prej 2.236 veprime. Ndërsa për periudhën gusht – dhjetor 2010 janë bërë 2.883 ndryshime të pronësisë mbi mjetin, me një mesatare mujore prej 577 veprime. Nga 2.883 mjete që kanë ndryshuar pronësinë, vetëm 1.146 mjete (në zbatim të Ligjit nr. 10280) i janë nënshtruar taksës së mjeteve të përdorura. Ulja e numrit të ndryshimeve të pronësisë çoi në rritjen artificiale të mjeteve që qarkullojnë me akte përdorimi, pra pa ndryshuar pronësinë mbi to. Kjo çon në mosnjohjen e pronarëve të vërtetë të mjeteve rrugore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›