Taksat e reja, inkurajohet importi i makinave të vjetra
Projektligji i ri për taksat e makinave inkurajon importin e makinave të vjetra. Efekti i të ardhurave në buxhet nuk ndryshon, por sipas Ministrisë së Financave, do të rritet numri i zhdoganimeve të mjeteve dhe regjistrimi i tyre. “Negativ mbetet fakti se mjetet e përdorura nuk do të dekurajohen si deri më sot, kur në fuqi është taksa e importimit të makinave të përdorura”, sqaron Ministria e Financave në relacionin që shoqëron projektligjin, i cili pritet të miratohet shumë shpejt në qeveri. Një tjetër problem i ligjit qëndron në faktin se e njëjta makinë me të njëjtin vit prodhimi, nëse sillet nga jashtë paguan në të njëjtën masë, si e njëjta makinë që ka vite që përdoret në Shqipëri, por që nuk ka kryer procesin e zhdoganimit. Ndërsa dogana e makinës përpjestohet dhe paguhet në vite gjatë procesit të kolaudimit. Taksa vjetore e qarkullimit dhe ajo e regjistrimit janë transferuar te karburantet, akciza e të cilave është rritur. Kështu taksa e re qarkullimit do të jetë një taksë fikse, për litër mbi gazoilin dhe benzinën, të importuara apo të prodhuara në vend, në masën 5 lekë për litër, deri në datën 31.12.2011 dhe duke filluar nga 1 janar 2012, masa e kësaj takse do të jetë 7 lekë për litër për benzinën dhe gazoilin. Ndërsa taksa e karbonit, që është aktualisht mbi benzinën në masën 1,5 lekë/litri dhe gazoilin në masën 3 lek/litri, do të aplikohet edhe mbi disa kategori të reja nënproduktesh nafte, mbi vajgurin, solarin, mazutin dhe koks nafte. Në këtë mënyrë do të kemi: Taksa e karbonit do të aplikohet mbi prodhimin vendas dhe importin e këtyre nënprodukteve të naftës. Kështu gazoil taksohet me 3 lekë për litër. Benzina me 1.5 lekë për litër, solar dhe mazut me 3 lekë për litër, vajguri 3 lekë për litër dhe koks naftë me 3 lekë për kg. Taksa e regjistrimit të përvishëm (taksë vendore) dhe taksa e qarkullimit të përvitshëm të makinave (taksë kombëtare) janë taksa të cilat aplikohen në bazë të parimit të shfrytëzimit/përdorimit të infrastukturës rrugore dhe të ardhurat prej tyre shkojnë në programet investuese të infrastrukturës rrugore. Masa e taksës përcaktohet bazuar në tipin e mjetit dhe ndarë: në rastin e makinave të pasagjerëve diferencohet në bazë të numrit të vendeve dhe llojit të karburantit, në rastin e makinave të rënda diferencohet në bazë të peshës. Këto dy taksa paguhen në momentin e kolaudimit të makinës. Dy taksat e tjera (taksa e makinave të përdorura dhe taksa e karbonit) janë taksa të cilat paguhen për efekt të ndotjes së ambientit. Taksa e makinave të përdorura aplikohet si në import, edhe në shitje brenda vendit. Parimi i kësaj takse është që ndotësi paguan.
Taksat e makinave siç janë:
1-Taksa e qarkullimit të përvitshëm të mjeteve (taksë kombëtare);
2-Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve (taksë vendore)
3-Taksa e makinave të përdorura të transportit (taksë kombëtare)
4-Taksa e karbonit (taksë kombëtare)
Taksat e makinave si do të bëhen:
-Heqja e taksës së makinave të përdorura (në import dhe në shitje brenda vendit), taksës vjetore të qarkullimit, taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve
Strukturimi i këtyre tre taksave, me taksat si më poshtë,
1-Aplikimi i taksës së re të qarkullimit. Kjo taksë do të jetë një taksë fikse, për litër mbi gazoilin dhe benzinën, të importuara apo të prodhuara në vend, në masën 5 lekë për litër, deri në datën 31.12.2011 dhe duke filluar nga 1 janar 2012, masa e kësaj takse do të jetë 7 lekë për litër për benzinën dhe gazoilin.
2-Strukturim i taksës së karbonit: Taksa e karbonit që është aktualisht mbi benzinën në masën 1,5 lekë/litri dhe gazoilin në masën 3 lek/litri, të aplikohet edhe mbi disa kategori të reja nënproduktesh nafte, mbi vajgurin, solarin, mazutin dhe koks nafte. Në këtë mënyrë, do të kemi: Taksa e karbonit do të aplikohet mbi prodhimin vendas dhe importin e ketyre nënprodukteve të naftës, me keto nivele taksimi:
1-Gazoil: 3 lekë për litër
2-Benzinë: 1.5 lekë për litër
3-Solar dhe Mazut: 3 lekë për litër
4-Vajguri: 3 lekë për litër
5-Koks naftë: 3 lekë për kg
-Aplikimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura, ja formula
Cilindrata në cm3 x koeficienti sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit
Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën.
1-Kështu, propozohet që për motomjetët, autoveturat dhe mjetet për transport të përzier, ky koeficient, në vitin e katërt të përdorimit të mjetit, të fillojë me 0.18, duke u rritur me 0.01 për çdo vit përdorimi. Në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të transportit Rrugor, autoveturat zënë rreth 70% të totalit të mjeteve, dhe mbi 75% e autoveturave janë mbi 10 vjet të vjetra. Për këtë arsye, propozohet që koeficienti sipas vjetërsisë të rritet me 0.04 për çdo vit përdorimi.
Koeficientet sipas vjetersise për taksën vjetore te mjeteve të përdorura
Motomjete, autoveturat, automjet per transport i perzier Te gjitha llojet e tjera te mjeteve Autobuset
Mosha mjetit Koeficienti viteve te perdorimit Mosha mjetit Koeficienti viteve te perdorimit Mosha mjetit Koeficienti viteve te perdorimit
1 0.00 1 0.00 1 0.00
2 0.00 2 0.00 2 0.00
3 0.00 3 0.00 3 0.00
4 0.18 4 0.20 4 0.07
5 0.19 5 0.22 5 0.08
6 0.20 6 0.24 6 0.09
7 0.21 7 0.26 7 0.10
8 0.22 8 0.28 8 0.11
9 0.23 9 0.30 9 0.12
10 0.24 10 0.32 10 0.13
11 0.28 11 0.34 11 0.14
12 0.32 12 0.36 12 0.15
13 0.36 13 0.38 13 0.16
14 0.40 14 0.40 14 0.17
15 0.44 15 0.42 15 0.20
16 0.48 16 0.44 16 0.23
17 0.52 17 0.46 17 0.26
18 0.56 18 0.48 18 0.29
19 0.60 19 0.50 19 0.32
20 0.64 20 0.52 20 0.35
21 0.68 21 0.54 21 0.38
22 0.70 22 0.56 22 0.40
23 0.72 23 0.58 23 0.42
24 0.74 24 0.60 24 0.44
K U V E N D i
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S i:
Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
NENI 1
1.Në nenin 3 “Llojet e taksave kombëtare”, bëhen këto ndryshime,
Pika 2 ndryshohet me këtë përmbajtje:
“2. Taksa e qarkullimit për benzinën (sipas kodeve tarifore të NKM-së 2710 11 41, 2710 11 45, 2710 11 49, 2710 11 51, 2710 11 59), dhe për gazoilin (sipas kodeve tarifore 2710 19 31, 2710 1935, 2710 19 41, 2710 19 45, 2710 19 49.
Pika 6 ndryshohet me këtë përmbajtje:
6. Taksa e karbonit për benzinën (sipas kodeve tarifore të NKM-së 2710 11 41, 2710 11 45,
2710 11 49, 2710 11 51, 2710 11 59), për gazoilin (sipas kodeve tarifore 2710 19 31, 2710 1935, 2710 19 41, 2710 19 45, 2710 19 49), për qymyrin, me krerë tariforë të NKM-së 2701 dhe
2702, për vajgurin sipas kodeve tarifore (sipas kodeve tarifore 27 10 19 11 deri 27 10 19 29), për solarin (sipas kodit tarifor 27101961), për mazutin (sipas kodeve tarifore të NKM 27101963, 27101965 dhe 27101969) dhe për koks nafte (sipas krerëve tariforë të NKM 2713 11 00 dhe 2713 12 00).
NENI 2
Në nenin 4 “Niveli i taksave kombëtare”, bëhen këto ndryshime
a)Pika 2 ndryshohet me këtë përmbajtje.
“2. Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 5 lek litri deri në 31.12.2011, pas kësaj date, taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 7 lekë litri. Kjo taksë zbatohet si për benzinën dhe gazoilin e importuar, ashtu edhe për ato të prodhuara në vend.
b)Pika 3 ndryshohet me këtë përmbajtje.
“3. Taksa vjetore e mjeteve të përdorura caktohet sipas formulës.
Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e
karburantit.
Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën.
Koeficienti fiks, sipas vjetërsisë së mjetit, është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi, nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Për mjetet, që regjistrohen për herë të parë, taksa llogaritet proporcionalisht për periudhën e mbetur të vitit. 18% e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore. Procedura e ndarjes së të ardhurave me buxhetet e njësive të qeverisjes vendore përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në numrin e mjeteve të regjistruara sipas rretheve.
c) Pika 6 ndryshohet me kete permbajtje.
“6. Taksa e karbonit caktohet në masën 1.5 lekë për litër për benzinën, 3 lekë për litër për
gazoilin, 3 lekë për kilogram për qymyrin, 3 lekë për litër për solarin, 3 lek/ litri per mazutin, 3 lekë për litër për vajgurin dhe 3 lekë për kilogram për koks nafte“.
NENI 3
Në nenin 5 “Agjentët e taksave”, bëhen këto ndryshime.
a) Shkronja b) ndryshohet me këtë përmbajtje:
b) për taksën e qarkullimit për benzinën dhe gazoilin e importuar ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të doganave në rrethe, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj, për benzinën dhe gazoilin e prodhuar në vend.
b)Shkronja c) ndryshohet me këtë përmbajtje:
“c) për taksën vjetore të mjeteve të përdorura ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor;”
c) Shkronja dh) ndryshohet me këtë përmbajtje:
“dh) për taksën e karbonit për benzinën, gazoilin, qymyrin, vajgurin, solarin, mazutin dhe koks nafte e importuar ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të doganave në rrethe, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj, për benzinën, gazoilin, qymyrin, vajgurin, solarin, mazutin dhe koks nafte e prodhuar në vend, në bazë të sasive të prodhimit”.
NENI 4
Në nenin 7, fjalët “taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve” zëvendësohet me fjalët “taksa vjetore e mjeteve të përdorura”.
NENI 5
Në pikën 2 të nenit 8 “Komisionet që përfitojnë agjentët e taksave” bëhen këto ndryshime.
a) Shkronja b) ndryshohet me këtë përmbajtje:
“b) për taksën e qarkullimit, 0 për qind
b) Shkronja c) ndryshohet me këtë përmbajtje
“c)për taksën vjetore të mjeteve të përdorura, Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve
të Transportit Rrugor, 5 për qind;”
NENI 6
Në Nenin 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pikat 1, ndryshohet me këtë përmbajtje:
“1.Përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura:
a) mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë status diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit;
b) personat fizikë ose juridikë, të cilët deklarojnë, brenda muajit janar të vitit në vazhdim,
se nuk do të qarkullojnë me mjetet në pronësi të tyre gjatë këtij viti kalendarik, ose do të dalin përfundimisht nga qarkullimi dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit të mjetit;
b.1) pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara me vendim të gjykatës, prokurorisë etj., për periudhën në të cilën mjeti ka qenë i bllokuar.
c) autoveturat tip 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë, kur këto mjete kalojnë në zotërim të invalidëve e të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse dhe përdoren vetëm për nevojat e tyre personale dhe jo për veprimtari private.
d) makinat bujqësore;
NENI 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.