Ulja e kontributeve ndez debate në Kuvend
Kuvendi miraton përfundimisht uljen e kontributit me 5 për qind të sigurimeve shoqërore për punëdhënësin. Reforma e re ka ndezur debate të forta në Kuvend mes opozitës dhe ministrit të Financave. Edhe pse e mbështet në parim, deputeti i PS-së, Arben Malaj, e ka cilësuar uljen e kontributit si veprim me efekte elektorale, duke qenë se ndryshimi hyn në fuqi më 1 maj. "Efekti negativ nga ulja e kësaj takse është 4.7 miliardë lekë për vitin 2009, ndërsa në 2010-ën do të jetë dyfish. Nga do t‘i siguroni të ardhurat aq të nevojshme për të forcuar sistemin e pensioneve në vend?. Duket qartë se vendimi i qeverisë është bërë për nevoja të fushatës elektorale", iu drejtua ish-ministri socialist i Financave. Përgjigjja e ministrit Bode ishte e menjëhershme. "Reforma e re për uljen e kontributeve vjen si kërkesë e kahershme e Bankës Botërore, e cila po merret posaçërisht për reformimin e sistemit të pensioneve në vend. Po ashtu, për uljen me 5 për qind kemi marrë aprovimin edhe të FMN-së", tha Bode.
Duke filluar nga 1 maji i këtij viti, masa e kontributit të sigurimit shoqëror do të ulet me 5 për qind. Ligji i ri parashikon ndryshime në masën e kontributit, e cila paguhet nga punëdhënësi për financimin e përfitimeve që ofron sistemi i sigurimeve shoqërore. Konkretisht, pas 1 majit masa e kontributit të sigurimit shoqëror do të ulet me 5 njësi, duke kaluar nga 29.5 në 24.5 për qind. Sipas ministrit Bode, efekti negativ prej 4.8 miliardë lekësh nga ulja e taksës do të kompensohet përmes rritjes së interesit të të punësuarve dhe të punëdhënësve për t‘u përfshirë më gjerë në skemën e sigurimeve shoqërore.