E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet serish duke vjedhur superhajduti i mitur

Tirane-Superhajduti 12-vjecare i kthyer ne nje fenomen, Markeljan. C, eshte kapur duke kryer vjedhjen e radhes. Sherbimet e Komisariatit nr. 4 te Policise se Tiranes, gjate hetimeve per vjedhjen e nje banese te kryer ne 15 janar, gjurmet e kane cuar tek superhajduti i mitur, i njohur tashme per historite e tij. Ne kete vjedhje, eshte identifikuar si bashkepunetor edhe nje tjeter i mitur, 15-vjecari, Eugert. K. Sipas policise, dy femijet kane vjedhur ne ate banese disa bizhuteri dhe nje shume prej 30 mije lekesh. Per shkak te moshes se tyre te mitur ata u lane te lire, por ceshtja i kaloi prokurorise per vepren penale te "vjedhjes se kryer ne bashkepunim". Superhajduti Markeljan.C, eshte arrestuar me dhjetra here te tjera nga policia, per nje sere vjedhjesh kryesisht banesash dhe automjetesh, por eshte liruar per shkak te moshes se tij te mitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›