E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj, pret delegacionin policor britanik

Tirane-Nje delegacion i larte i policise britanike u takua dje me krere te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Delegacioni i kryesuar nga Gary Lindon, u prit nga drejtori Hysni Burgaj. Ne takim, nder te tjera u evidentua bashkepunimi i suksesshem qe ekziston midis dy policive. Palet diskutuan mundesite dhe rruget e reja te forcimit dhe konkretizimit te ketij bashkepunimi, si ne fushen e shkembimit te informacionit ashtu dhe te eksperiences policore. Kreu i policise, Burgaj, gjate ketij takimi dha vleresimet e tij vecanerisht per ndihmen dhe kontributin e policise britanike dhene Policise se Shtetit. Nderkohe pjesemarresit ne takim theksuan edhe gatishmerine e perbashket te dy policive per te nenshkruar ne te ardhmen nje marreveshje konkrete bashkepunimi mes policise shqiptare dhe asaj britanike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›