E Diel, 1 Nëntor 2026

Sukth, hiqen flamujt e posterat PS nga zyra elektorale

DURRES- Dhunohet zyra elektorale e kandidatit të Aleancës për të Ardhmen në bashkinë Sukth, Selami Xhelili. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur persona ende të paidentifikuar kanë hequr posterat dhe flamujt e PS-së të vendosura në zyrën elektorale të kandidatit socialist.

Vetë Xhelili ka denoncuar veprimin duke shtuar se nuk po lejohet vendosja e flamujve PS në të gjithë territorin e kësaj bashkie.

“Edhe para kësaj ngjarjeje kemi pasur raste të dhunimit të 3 simpatizantëve PS”- ka thënë Xhelili.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›