Topi: Vendimi i nesërm i Kolegjit të jetë i pandikuar politikisht
Presidenti Bamir Topi është takuar gjatë ditës së sotme me kreun e OSBE-së, Eugen Volfarth, për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 8 majit.
Gjatë këtij takimi, presidenti Topi ka theksuar faktin se Kolegji Zgjedhor duhet të marrë një vendim gjatë ditës së nesërme për Tiranën, pa u ndikuar politikisht.
Në këtë takim pune, kreu i shtetit shqiptar, duke diskutuar për situatën paszgjedhore në vendin tonë, theksoi nevojën e përmbylljes së procesit të zgjedhjeve vendore të datës 8 maj 2011 sipas ligjeve në fuqi dhe pritjes me qetësi nga të gjitha palët të gjykimit përfundimtar, të paanshëm e të pandikuar politikisht nga ana e institucioneve të pavarura ligjore përkatëse, në këtë rast të Kolegjit Zgjedhor, që do të thotë fjalën e fundit në lidhje me këtë proces të stërzgjatur, thuhet në njoftimin e Presidencës për këtë takim.