Taksat e reja ne Greqi rinisin protestat dhe grevat

Popullsia greke mbrohet me greva dhe me protesta kundër masave të ashpërsuara të kursimit të qeverisë. Përveç punonjësve të qarkullimit publik punën e ndërprenë sërish edhe shoferët e taksive dhe kontrollorët e avionëve. E ndërsa i cilësojnë si barbare masat e reja të qeverisë, ata e kanë shtyrë grevën dhe për 24 orë të tjera. Stacione trenash, tramvajesh e autobuzash qendruan dhe sot të mbyllur, duke ripërsëritur kaosin e një dite më parë.
"Si ta paguaj unë me faturën e dritave këtë taksën e pasurisë? Si? Nuk më kanë mbetur para. Si ta paguaj? Këto masa janë shumë të ashpra. Po u kërkojnë dhe të vdekurve të paguajnë", thotë Maria Prokopiu, 54 vjece.
"Masat janë barbare, c'njërëzore dhe më të egrat që mund të mendohen. Kanë shkatërruar buxhetin familjar të cdo familjeje dhe na kanë cuar në recesion që ska se si të na nxjerrë nga falimentimi", u shpreh Lukas Balomenos, 72 vjec, pensionist.
Gazetat greke reflektojne situatën e përgjithshme. 'Terrorism ndërsa Venizelos dhe Papandreou flirtojnë me falimentimin ', shkruante e përditshmja konesrvatore Eleftheros Tipos. PUnonjësit me kontratë të sektorit publik që përballen me shkurtime mbajtën një porotestë para ministrisë së Financave nën thirrjet “ ministri e merr rrogën, unë jo. ”Ndërkaq kryeministri grek Giorgios Papandreou, i cili gjendet nën trysninë e BE-së dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kërkoi sakrifica të tjera të popullsisë për të shmangur falimentimin e Greqisë.
Delina Bitraku