Kryebashkiaku ne pune me biciklete, s'ka ku e "parkon" Luljeta Ndoka
Kryebashkiaku i Tiranes dhe punonjesit e administrates se Bashkise, shkuan dje ne zyre me biciklete, ne kembe, ose me mjetet e transportit publik, ne respekt te dites boterore pa makina. Ky veprim eshte shoqeruar edhe me disa deklarata qe kane shkaktuar buzeqeshje tek qytetaret qe jane gjendur prane zotit Basha, por qe permbanin nje mesazh te qarte. "Bicikleten e kam sjelle, por nuk kam ku ta vendos. Ose duhet ta fus ne korridoret e bashkise, ose ne nje vend te posacem qe nuk ekziston", u shpreh Basha dje, duke evidentuar edhe nje here problematiken e mangesive ne kete fushe.
Basha
Jo vetem Kryetari i Bashksie se Tiranes, Lulzim Basha, por edhe Nenkryetari Edmond Panariti, si dhe punonjes te tjere te ketij institucioni kane ikur dje ne pune me bicikleta ose me autobuse, ndersa ata qe e kane shtepine me afer godines se Bashkise, kane zgjedhur te ecin me kembe. Kjo performance eshte shoqeruar edhe me mesazhin e rendesise qe ka per qytetin dhe qytetaret, levizja pa makina, ne funksion te reduktimit te ndotjes dhe stresit. Pasi mberriti ne hyrje te Bashkise me biciklete, kryebashkiaku Basha u shpreh se dita pa makina eshte nje rast i mire per te reflektuar mbi pastertine e qytetit, por edhe mbi stilin e jeteses se qytetareve. "Sot une mora bicikleten per ne pune, nuk eshte dicka e re per mua, nuk eshte dicka e re per qindra e mijera qytetare qe bicikleten e kane pasur mjet kryesor levizjeje, por sot gjerat jane ndryshe. Bicikleten e kam sjelle, por nuk kam ku ta vendos. Ose duhet ta marr brenda ne korridoret e Bashkise, ose duhet ta coj ne nje vend te posacem, i cili nuk ekziston; nderkohe qe shumica prej nesh, sikunder edhe une, bicikleten nuk e kemi me mjetin tone kryesor te transportit" u shpreh Basha. Arsyet sipas tij, per kete situate jane te ndryshme. E para, ka te beje me faktin qe mungojne vendet e posacme per vendosjen e bicikletave; dhe arsyeja e dyte eshte trafiku, i cili shihet si nje rrezik per ciklistet.
Korsite
Sipas Bashes, bicikleta duhet te jete nje mjet transporti, jo vetem ne diten pa makina, jo ne menyre ceremoniale nga Kryebashkiaku, por te jete nje mjet i preferuar, sepse i tille duhet te jete, sepse eshte nje mjet i shendetshem, eshte nje mjet i paster. Por, per te stimuluar perdorimin e saj, duhen marre nje sere masash. Sipas tij, se pari duhen siguruar stacione bicikletash ne te gjithe qytetin. "Bashkia do te nise menjehere nga puna per ta bere kete realitet, me financimet e veta dhe ne partneritet me sektorin privat". Masa e dyte, qe premtoi kryebashkiaku, eshte ndertimi i korsive te dedikuara per bicikletat. "Do te dedikojme korsi bicikletash ne te gjithe qytetin, kur ne te kemi perseri diten pa makina, ku ne te gjithe qytetin e Tiranes do te shenohen mbi 22 km korsi, dedikuar per bicikletat", tha Basha. Sipas tij, efektet e shtimit te numrit te perdoruesve te bicikletave si mjet transporti, do te bejne qe qyteti do te jete me i paster dhe per kete. "Nje nga faktoret kryesore, pas ndotjes, eshte trafiku kuturu, amullia e mjeteve private, te cilat perdoren vend e pa vend, per t'u dhene qytetareve komoditetin te levizin ne qytet, ashtu sic duhet te levizin pa asnje veshtiresi dhe pa u detyruar te marrin makinen ne cdo rast", vleresoi Basha.
Synimi
Projekti i tramit, procedurat brenda shtatorit.
Basha u shpreh se Bashkia e Tiranes do te investoje fuqimisht ne sektorin e transportit publik. Ne kuader te ketyre masave, kryebashkiaku i Tiranes permendi faktin qe brenda shtatorit, pra brenda nje jave, do te perfundojne termat e references per te perfunduar projektimin e nje prej linjave te tramit ne Tirane. Basha vijoi se bashkia do te investoje per nje qytet me te gjelber dhe me me pak ndotje, qe "floket e ciklisteve te mos ndoten me shume se floket e motoristeve", sic u shpreh ai.
Panariti: Bicikleta te behet menyre jetese
Nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Edmond Panariti pasi mberriti ne pune me biciklete beri thirrje qe ajo te kthehet ne menyre jetese. "Bicikleta eshte nje mjet i shendetshem dhe ne do te bejme c'eshte e mundur qe ta promovojme dhe me shume ne te ardhmen kete lloj transporti. I bej nje apel qytetareve qe te ndjekin kete shembull dhe ta shnderrojme kete dite, jo thjesht ne nje dite simbol, por nje menyre jetese, e levizjeje, per te kontribuar sa te jete e mundur ne mbrojtjen e mjedisit, per nje jete sa me te shendetshme, dhe ne uljen e stresit urban", u shpreh Panariti.
Bulevardi, kaos prej bllokimit te trafikut
Kaos ne qarkullim, trafik i renduar dhe greva taksistesh. Keshtu i eshte pergjigjur Tirana, nismes boterore, ne diten pa makina. Askush nuk la makinen per te shkuar ne pune me biciklete apo urban. Qarkullimi u bllokua per pak ore ne bulevard dhe kjo ka sjelle nje trafik mjaft te madh ne pjesen tjeter te qytetit te Tiranes. Qytetaret jane te mendimit se, pavaresisht mesazhit qe percillet, asnje nuk mund te rrezikoje te shkoje ne pune me vonese, e aq me teper kur u duhet te kryejne disa pune njera-pas tjetres. "Une marr makinen, coj vajzen ne shkolle e pak me tutje djalin ne kopsht dhe nderkohe duhet te jem ne pune ne oren 8", thote nje punonjese ne sektorin e laboratorit, ne Drejtorine e Shendetit Publik. Sipas saj, qofte edhe per nje dite, nuk behet fjale qe te perdore nje mjet tjeter transporti. As Ministria e Mjedisit nuk mungoi ne parakalimin me bicikleta te 22 shtatorit. Zv/ministri Taulant Bino kerkoi ndergjegjesimin e qytetareve per te perdorur transportin alternativ si menyre per uljen e ndotjes se ajrit. Por, pas ketij aktiviteti, te gjithe iu rikthyen menyres se perditshme te transportit.