Depozitat ne Banka, ne 6 vite vetem rritje
Nga viti 2002, totali i depozitave te sistemit ka njohur vetem rritje. Ritmi i rritjes se tyre ka shfaqur prirje renese vetem gjate 2003-2004. Kurse, gjate dy viteve te fundit ritmi i rritjes ka fituar qendrueshmeri, vlereson Banka e Shqiperise. Gjate vitit 2007, totali i depozitave u rrit me rreth 104 miliarde leke. Me shume u rriten depozitat me afat, me rreth 88 miliarde leke dhe llogarite rrjedhese me 30 miliarde leke, kurse depozitat pa afat pesuan renie. Ndryshimet e ndodhura ne 2007 e kane rritur me dy pike perqindje peshen e depozitave me afat, perkundrejt uljes se peshes se atyre pa afat. Pjesa me e madhe e depozitave, 82 per qind, u perket individeve. Ndersa pesha e depozitave nga sektori privat dhe ai shteteror eshte perkatesisht, 14 per qind dhe 4 per qind. Rreth 40 per qind e depozitave te sistemit kane maturitet te mbetur, me te vogel se nje muaj dhe vetem 4 per qind e tyre kane maturitet me te larte se nje vit. Analiza e ecurise se depozitave sipas monedhes tregon per nje prirje te theksuar te zhvendosjes nga depozita ne leke drejt depozitave ne monedhe te huaj. Sistemi bankar shqiptar shfaq nje shkalle te larte te perqendrimit te depozitave, ku 4 bankat e medha zene rreth 70 per qind te totalit te tyre.