E Diel, 1 Nëntor 2026

“Taksat lokale dhe infrastruktura, shqetësimi i qytetarëve”

29-03-2011 / Leonard Quku

Kandidati për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, takon banorët e njësisë numër 5

Mungesa në infrastrukturë, mungesa e hapësirave publike për çlodhje dhe argëtim, taksat e larta lokale, trafiku, mungesa e parkingjeve, ishin problemet që banorët e njësisë bashkiake numër 5 ndanë dje me kandidatin për kryebashkiak në Tiranë, z.Lulzim Basha. Njësia bashkiake 5 në Kryeqytet, ka një problematikë të rënduar për shkak të dendësisë së lartë të popullsisë. Lulzim Basha, kandidat për kryebashkiak në Tiranë i dëgjoi nga afër shqetësimet e banorëve në lagjet e kësaj zone të qytetit.
Hallet janë të ndryshme, por qytetarët bashkohen në mendimin dhe konstatimin e tyre se taksat lokale që ata i paguajnë bashkisë janë të larta.
“Taksat lokale janë shumë të larta, të papërballueshme, po rregulluat këtë, keni bërë një punë të madhe”- i tha Bashës një banor i zonës.
Më tej një i moshuar i lutet kandidatit për kryetar bashkie që të bëjë diçka për rrugët dhe trotuaret, pasi jeta e tyre është në rrezik. “Rregulloni diçka në këtë qytet, sepse do na vrasin makinat”, ishte shqetësimi që iu adresua Lulzim Bashës.
Përfaqësuesit e biznesit të vogël u ankuan edhe për arbitraritetin që tregon administrata e bashkisë në vendosjen e gjobave.
Banorë të tjerë thanë se ka probleme të mëdha me infrastrukturën dhe me mungesën e hapësirave. Disa u ankuan për fasadat e pallateve, duke thënë se kanë frikë të kalojnë në trotuar se mund t’u bjerë në kokë ndonjë objekt nga lart.
Një shqetësim permanent mbetet trafiku dhe mungesa e vendeve për parkim. Gjatë ditës së tretë të fushatës, Basha takoi dhe fëmijë e të moshuar që vuajnë shumë mungesën e hapësirave të gjelbra duke mos pasur kështu mundësi argëtimit.
Ashtu si dhe në ditët e para të fushatës nuk mungojnë mbështetjet për kandidatin Lulzim Basha. “Jemi të bindur se do të fitoni dhe keni mbështetjen tonë”, i thanë Bashës banorë të njësisë bashkiake numër 5 në kryeqytet.

Pas “taksës së partisë”, Edvini gllabëron edhe fondet e buxhetit të bashkisë së Tiranës, i çon në destinacione fantazmë

Ajo që pritej ndodhi. Kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, po shpërndan fondet e buxhetit të bashkisë në zëra fantazmë, me destinacion primar kthimin e fondeve në paga dhe shpërblime për militantët e partisë dhe 99-shat e Erjon Veliajt. Kryebashkiaku refuzon të prezantojë në mënyrë të detajuar destinacionin e fondeve të parashikuara në projektbuxhet, ndërsa sipas të dhënave fondet po shpenzohen në një kohë kur Këshilli Bashkiak nuk është mbledhur për të nisur diskutimet lidhur me buxhetin, i cili është dhe instrumenti ekzekutiv për lëvrimin e fondeve. Por në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit, Edi Rama ka zgjidhur qesen duke bërë sikur po investon në kryeqytet, por në të vërtetë fondet po shpenzohen për paga dhe honorare të superadministratës së bashkisë. Sipas anëtares demokrate Suzana Guxholli, Këshilli Bashkiak, autoriteti kompetent për të miratuar investimet e parashikuara, nuk ka nisur diskutimet e buxhetit, madje nuk është mbledhur fare për këtë vit. “Hezitimi i kryebashkiakut Rama për të paraqitur projektbuxhetin sipas zërave të veçantë ka vetëm një përgjigje: ‘abuzimin me paratë e taksapaguesve kryeqytetas’”- thotë Guxholli. Sipas saj, ka qenë i njëjti problem edhe për mosmiratimin e buxhetit për vitin 2010. Në një situate pa një buxhet për vitin 2010 dhe një plan apo projekt për miratim për vitin 2011 Bashkia e Tiranës operon me 1/12 e buxhetit të miratuar më parë, para’ këto që mbulojnë kryesisht pagat e administratës. Sipas ligjit për pushtetin vendor, 31 marsi është dhe afati i fundit për miratimin e buxhetit të këtij viti, por gjasat janë që këshilli bashkiak nuk do të mblidhet. Dështimi i miratimit të buxhetit të bashkisë pengon zhvillimin e qytetit për shkak të mos lëvrimit të fondeve, pasi asnjë projekt nuk mund të zbatohet pa u legjitimuar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›