Ilir Kumbaro, përballë 60 pyetje të Prokurorisë
29/03/2011 Avokatët dhe akuza, përpilojnë pyetjet që do i drejtohen të pandehurit
Ministria e Drejtësisë dërgon letërporosinë në Angli
TIRANE- Mbi 60 pyetje të përpiluara nga Prokuroria dhe avokatët mbrojtjes, kërkojnë përgjigje nga ish-SHIK-si Ilir Kumbaro, i cili prej vitesh jeton në kryeqytetin e Anglisë. Nëpërmjet një letërporosie Ministria e Drejtësisë i është drejtuar autoriteteve londineze, ku kërkohet pyetja e të pandehurit Ilir Kumbaro lidhur me zhdukjen misterioze të shtetasit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Kërkesa fillimisht është kërkuar nga prokurori i çështjes Xhevat Hana dhe pas miratimit nga ana e gjykatës, Ministria e Drejtësisë i ka dhënë “ok” procedurave për dërgimin e pyetjeve në Angli. Pikërisht në këtë shtet, Ilir Kumbaro pritet të pyetet në gjykatën londineze nëse ai pranon të jetë i gatshëm të përballet me pyetjet e organit të akuzës dhe avokatëve mbrojtës. Kumbaro është personi kryesor i dyshuar për torturimin dhe më pas zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në bazën sekrete të SHIK-ut në Vaim të Lezhës. Drejtësia shqiptare ka kryer një sërë përpjekjesh për ekstradimin e tij nga Anglia në Shqipëri, por një gjë e tillë është zvarritur, dhe se aktualisht ende është në proces gjykimi në Londër. Gjatë kësaj periudhe Ilir Kumbaro është arrestuar dy herë nga autoritetet angleze, por në të dyja rastet ai është lënë i lirë, për shkak të garancisë pasurore. Gjykata pranoi garancinë pasurore prej 10 mijë sterlinash vendosur nga një grua, e cila nga gjykatësi Stephen Irwin u identifikua si bashkëshortja e djalit të Ilir Kumbaros. Ky i fundit prej vitesh fshihet nën emrin kosovar Shaqa Shatri, mbi të cilin pretendon se ka marrë dhe lejen e qëndrimit në Angli. Ai së bashku me tre ish-shikasit e tjerë, Avni Koldashin, Arben Sefgjinin dhe Budjon Meçen janë të akuzuarit kryesorë për zhdukjen e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 1995, ku prej këtij viti e deri më sot ende nuk dihet fati i Remzi Hoxhës. Dyshohet se ky i fundit është torturuar dhe më pas vrarë dhe se trupi i tij është zhdukur duke mos lënë asnjë gjurmë.