“Taksimi progresiv, askush s’eshte per rritjen e taksave, dhe aq me teper biznesi” Intervistoi: Eglantina Nasi
“Askush nuk eshte per rritjen e taksave, aq me teper biznesi”. Ky eshte komenti qe kryetari i Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise, Ilir Zhilla, ben per taksimin progresiv te lancuar nga opozita, ne nje interviste per “KJ”. Duke shtuar nga ana tjeter, se taksimi i sheshte eshte pare si nje mase e suksesshme nga shume vende me ekonomi me te madhe se e jona. Nderkaq, i pyetur ne lidhje me masat lehtesuese fiskale te aplikuara nga qeveria ndaj kategorise se biznesit, Zhilla, i cileson ato me perfitime, e kesisoj, te dobishme. “Kuptohet qe cdo mase e ndermarre ne dobi te biznesit, nga neve mirepritet dhe na krijon mjaft perfitime ne punen tone praktike. Per t’u vleresuar ne menyre te vecante, eshte masa e heqjes se Tatimit te Vleres se Shtuar per inputet, heqja e saj per makinerite, cimenton dhe hekurin ne fushen e investimeve ne energjetike, cka e ul koston ne menyre te konsiderueshme dhe u jep nje impuls akoma me te madh investimeve ne kete fushe”, vlereson ai ...
Z. Zhilla, si perfaqesues i botes se biznesit, si do t’i vleresonit masat e fundit fiskale te ndermarra ndaj saj prej qeverise shqiptare. Cfare impakti perbejne ato realisht ne aktivitetin tuaj?
Kuptohet qe cdo mase e ndermarre ne dobi te biznesit, nga neve mirepritet dhe na krijon mjaft perfitime ne punen tone praktike. Per t’u vleresuar ne menyre te vecante, eshte masa e heqjes se Tatimit te Vleres se Shtuar per inputet, heqja e saj per makinerite, cimenton dhe hekurin ne fushen e investimeve ne energjetike, cka e ul koston ne menyre te konsiderueshme dhe u jep nje impuls akoma me te madh investimeve ne kete fushe. Duke marre ne konsiderate se investimet ne energjetike, nuk jane te vogla, por edhe kohen si te tille, qe eshte e veshtire per te gjetur partnere te huaj per shkak te krizes ekonomike-financiare. Prandaj, keto jane mjaft te mirepritura. Po keshtu, eshte mirepritur ne menyre te vecante e ka patur nje rezonance shume te gjere mbi biznesin, edhe heqja e Tatimit mbi te Ardhurat Personale, ne masen e pagesave nen 30 mije leke.
Ju vete si perfaqesi biznesi, a keni kerkesa te tjera per t’i paraqitur qeverise ne lidhje me lehtesimin e metejshem te aktivitetit tuaj privat? Na thoni disa prej tyre qe jane ne rruge e siper.
Ne si Bashkim i Dhomave te Tregtise dhe Industrise, kemi bere negociata me ministrine e Financave, mbi disa propozime tonat, te cilat mendojme se do te krijonin me teper mundesi ne luften kunder korrupsonit, i cili e demton biznesin. Nga ana e tij, ministri Bode ka dhene miratimin rreth tyre dhe te tilla propozime jane ne proces. Njeri prej tyre eshte ajo qe u arrit ne fakt para tre ditesh nga Doganat, pra pagesa elektronike. Sepse procedura ekzistuese ishte shume anakronike, dhe sepse linte vend per korrupsion, per segmente te caktuara te administrates doganore. Po keshtu, ne kemi propozuar dhe eshte ne shqyrtim e proces, edhe masa qe mos te kete kontrolle te posacme per Tatimin mbi Vleren e Shtuar, sigurimet shoqerore apo Tatimin mbi Fitimin. Menyra aktuale e ligjit, le vend per nje keqinterpretim qe behet pothuajse nga te gjitha kontrollet tatimore dhe eshte bere e bezdisshme duke i marre shume kohe biznesit. Por edhe kjo eshte ne proces nga ministria e Financave per t’u realizuar sipas propozimit tone.
Sikunder, nje propozim tjeter qe ne kemi bere dhe qe mendojme se do ta vendoste ne nje situate krejt te re biznesin e qe patjeter do te merret ne konsiderate nga autoritetet, eshte dhenia e statusit atyre kompanive qe per nje periudhe disa-vjecare nuk kane marre penalitete. Ne menyre qe kompanite te cilat kane nje qendrim korrekt ndaj ligjit apo sistemit tatimor, te jene ne nje liste te vecante dhe kontrollet karshi tyre te jene shume me te reduktuara se ndaj atyre qe ne vazhdimesi me veprimtarine e tyre kane paraqitur probleme. Mendoj se kjo eshte nje epoke e re ne trajtimin e biznesit, e cila do t’i ndihmoje shume edhe drejtorite tatimore. Po keshtu, ne kemi propozuar qe Avokati i Tatimpaguesve, te kete me shume hapesire ligjore ne interpretimin e penaliteteve dhe ankesave qe ka biznesi, sepse ligji eshte thuajse jofunksional. Pra, keto jane ato qe ne kemi propozuar dhe sipas kontakteve me te fundit qe ne kemi patur, ato jane pranuar ne parim, jane cilesuar si te drejta dhe jane ne proces diskutimi.
Me cfare problemesh perballet realisht biznesi, cilat jane pikat e dobeta me te cilat perballet ai?
Kuptohet, qe problemet e biznesit jane komplekse. Por njeri prej tyre eshte ai qe ne kemi me bankat. Sepse tek ato ne shohim nje koncept te prapambetur ndaj biznesit. Fatmiresisht, bankat gezojne nje performance mjaft pozitive e te shendoshe dhe ky ne fakt, eshte nje kontribut i shoqerise shqiptare, sepse kapitali i tyre, eshte kapitali i gjithe shqiptareve qe kane investuar ne sistemin e tyre. Por ne presim dhe kembengulim qe bankat qe operojne ne vendin tone, te implementojne nje performance me te mire dhe te njejte me ate ne vendet e bankave mema. E them kete sepse gjate gjithe ketyre viteve kemi pare nje lloj diskriminimi dhe qendrim te ndryshem nga ai qe ato mbajne ne vendet e origjines.
Po per problematiken e kredive te keqija, cili eshte mendimi juaj? Cila eshte pesha e biznesit ne perkeqesimin e saj?
Lidhur me problematiken e kredive te keqija, duhet kuptuar se ajo ka ardhur jo vetem prej biznesit. Por edhe prej mungeses se etikes dhe performances se mbajtur nga banka, ne kohen kur i ka dhene keto kredi. Po te shihet me vemendje, rreth 50% e kredive te keqija, jane krijuar si rezultat i 10 apo 15 kompanive kryesore, qe kane shfaqur problem me kthimin e tyre ne vazhdimesi. Dhe kete po e vuajme ne te gjithe tani. Pra, eshte shume e rendesishme qe te ushtrohet trysnia e duhur dhe ne ligj, qe bankat te marrin nje rol te ri drejtues dhe udheheqes e emancipues ne drejtim te ekonomise shqiptare.
Fushata aktuale elektorale, po e prezanton publikun, por edhe biznesin ne vecanti me programet e dy kaheve politike per ekonomine. Konkretisht, c’mund te na thoni per taksimin progresiv, qe qendron ne baze te programit te se majtes?
Askush nuk eshte per rritjen e taksave, aq me teper biznesi. Dhe kjo, se pari sepse do te prishej konkurrenca me vendet e rajonit. E dyta, sepse do te krijonte nje premise shume me te madhe ndaj administrates per korrupsion. Por do te prishej edhe vete konkurrenca mes biznesit, pasi ato kompani qe paguajne rregullisht, do te konkurroheshin nga ato qe nuk kane qendrim konkret ndaj detyrimeve. Dhe ne fund, kjo do te ishte nje mase kunder vete rendit boteror dhe reformave ekonomike. Pasi taksimi i sheshte eshte pare si nje mase e suksesshme nga shume vende me ekonomi me te madhe. Por ajo qe eshte me shqetesuese per ne, eshte se nga opozita, ne nuk shohim konseguence ne ate qe thote. Ne gjithe keta 3-4 muaj ajo ka levizshmeri dhe nuk thote se cfare do te beje realisht. Duke i dhene nje hapesire subjektivizmit.
Cfare pret realisht biznesi nga qeveria e pas 23 qershorit?
Persa i perket mazhorances aktuale, ne presim qe ajo t’i mbaje premtimet qe ka dhene. Megjithese pjesa me e madhe prej tyre eshte realizuar dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme, e ky eshte fakt. Por eshte edhe rasti qe mazhoranca te reflektoje se sa te dobishme dhe konstruktive kane qene propozimet e biznesit gjate gjithe takimeve qe ka zhvilluar Kryeministrit. Po t’i shohim te gjitha propozimet qe ka kryer shumica e biznesit ne to, kane qene te rendesishme dhe konstruktive. Kane qene propozime dhe ide qe nuk eshte se kerkojne edhe shume para’ per t’u zbatuar, por vetem nje ristrukturim te gjerave dhe nderhyrje te administrates per zbatim ligjor. Pra, eshte shume e rendesishme qe nese fiton mazhoranca aktuale, kjo skeme pune te jete permanente. Duhet qe te gjitha palet te dine se biznesi nuk eshte ai segment i shoqerise qe kerkon te rrembeje. Biznesi ka marre riskun me te madh, sikunder eshte edhe kontribuuesi me i madh ne ekonomine e vendit. Dhe fakti ka treguar se biznesi nuk ka kerkuar te marre, pervecse ate qe i takon. Kjo eshte shume e rendesishme per administraten dhe te mos e konceptoje si nje vend ku mund te futen duart per te marre. Ajo pjese e administrates qe ka kerkesa shume me te larta karshi jetes, te largohet preh saj dhe te futet ne biznes.