E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi, Berisha: Urojmë që opozita të mos e bllokojë

NEW YORK- Kryeministri Sali Berisha në një intervisë për Zërin e Amerikës deklaroi se statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është i përcaktuar dhe kërkon përmbushjen e 12 rekomandimeve, të cilat sipas kryeministrit u bllouan nga opozita.

"Brukseli e ka bërë punën e tij. Bllokimi ka qënë dhe është në Tiranë. Në qoftë se është pritur deri në ditën e fundit për të mos votuar ligjet me 3/5, kjo ka patur vetëm një qëllim, që opozita të bllokojë këtë proces", deklaroi kryeministri nga Neë York.

Berisha tha ndër të tjera se qeveria e tij mirëpret cdo propozim të opozitës për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.

"Mirëpresim propozimet e opozitës për ngritjen e komisiont të reformës zgjedhore nëse ajo nuk ka synime bllokuese. Eshtë e drejtë e saj për të kërkuar rishqyrtim të këtyre projektligjeve dhe shpresojmë që të mos jetë kjo taktikë e re bllokuese", tha Berisha.

Nga New Yorku kreu i qeverisë përmendi edhe njëherë renditjen e Shqipërisë përkrah vendeve që njohin shtetin e pavarur të Palestinës.
"Shqipëria dhe shumica e vende të botës, janë në favor të njohjes së shtetit të pavarur palestinez, e cila ishte një çështje themelore në sesionin e radhës në OKB”, nënvizoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›