“Taksisti 2”,bllokohen 7 kg droge
Perseritet operacioni i koduar me emrin Taksisti.Nje nje 39 vjecar nga Berati eshte vene nen pranga si dhe eshte sekuestruar rreth 7 kg heroine.Ka qene ora 06.15 minuta kur ne piken kufitare te Kapshtices eshte afruar nje automjet i dyshimte.Gjate kontrollit rutine te automjeteve policia arriti te sekuestroje nje sasi heroine dhe te prangose 39 vjecarin Fatbardh Dulla, me profesion taksist.Droga ishte paketuar ne 14 pako dhe sipas burimeve te policise,ishte fshehur mire ne pjesen e pasme te mjetit.Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua sasia e lendes narkotike, automjeti tip Mercedes Benz shuma prej 300 euro dhe 1.000 leke te rinj, si dhe dy aparate celular.