Talebanët marrin përgjegjësinë për sulmin në Kabul
Zëdhënësi i talibanëve Zabibullah Muxhahid e mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në kryeqytetin afgan ku u vranë të paktën katër persona dhe u plagosën më shumë se 20 të tjerë.
Ndërkohë Presidenti Hamid Karzai përmes një deklarate për shtyp dënoi sulmin.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Zemeri Bashari, tha se sulmuesi vetëvrasës po e ngiste një motoçikletë kur hodhi veten në erë afër një minibusi që transportonte forcat afgane të sigurisë.
Sulmi më i madh i fundit ndodhi në dhjetor, kur dy talebanë sulmuan një autobus me ushtarë afganë, duke vrarë pesë dhe plagosur nëntë ushtarë.