E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vietnam, hapet kongresi i Partisë Komuniste

Në Vietnam ka nisur sot kongresi i Partisë Komuniste në pushtet, që mbahet një herë në pesë vjet.

Detyra kryesore e takimit, që po zhvillohet në kryeqytetin Hanoi, është të zgjedhë liderët e rinj për udhëheqjen e vendit përmes përballimit të sfidave ekonomike.

Një komitet i ri qendror me 200 anëtarë do të zgjidhet në përfundim të takimit 9-ditor. Rreth 1.400 delegatë hapën punimet duke kënduar himnin komunist, të njohur ndryshe si Internacionalja.

Zgjedhja e delegatëve do të të përcaktojë dhe drejtimin e ardhshëm të partisë. Kryeministri Nguyen Tan Dung dhe liderë të tjerë të rëndësishëm janë ulur në karrike të kuqe përpara sallës ku po zhvillohet takimi, pranë bustit të themeluesit të vendit, Ho Chi Minh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›