E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët nuk mendojnë më për pushime

Moskë (Start)-Kriza ekonomikë që ka pushtuar mbarë globin duket se do të ndikojë ndjeshëm edhe në harxhimet e rusëve për pushime apo në fluturimet për jashtë shteti. E ndier me shumë në këtë vend për shkak të rënies së çmimit të naftës, kriza ka bërë që të bie ndjeshëm numri i turistëve rusë që dëshirojnë të kalojnë pushimet dimërore në vende të ndryshme të botës. Sipas një lajmi të botuar në të përditshmen e Moskës, Noviye Izvetiya, ndikimi më i madh duket se do të shoqërojë pranverën dhe verën e vitit të ardhshëm. “Krahasuar me një vit më parë, ka një rënie të ndjeshme të turizmit dimëror. Kjo rënie duket se do të jetë më e theksuar në pranverë apo verë, pasi rusët e druhen planeve për pushime të shtrenjta”, shkruan gazeta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›