E Shtunë, 31 Tetor 2026

Times, shtije rekord në numrin kushtuar Obamës

Uashington (Start) Revista Times, ka thyer rekord shitjesh me numrin e saj special pas zgjedhjes së presidentit të 44-ët të SHBA-ve, Barak Obama. Përmes një deklarate për shtyp, zyrtarët e revistës kanë bërë të ditur se nga e enjtja e ditës së kaluar ka patur një rekord shitjesh të revistës dhe se të gjithë pikat e shitjes kanë kërkuar kopje të tjera. Revista e shitur për 15 dollarë, sipas përfaqësuesve të saj, do të printohet edhe tre herë të tjera, në mënyrë që të plotësojë kërkesën e lexuesve. Sipas deklaratës në fjalë, me mijëra lexues kanë blerë revistën vetëm nga fotografia që është vendosur në kopertinë, ku Obama flet nga Grant Park në Çikago. Revista në fjalë, gjatë gjithë jetës së saj 85 vjeçare, numrin më të madh të shitjeve e ka arritur në daljes e saj në treg pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Në atë numër, Times arriti të shesë 3.4 milion kopje. Revista është e përjavshme dhe u dërgohet mesatarisht 3.25 milion abonentëve të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›