Rusia refuzon programin raketor amerikan në Poloni
Moskë (start)-Rusia ka refuzuar programin raketor që Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të vendosin në skaj të Evropës. Uashingtoni i ka dorëzuar propozimit me qëllim që të zbusë shqetësimet e Rusisë se sistemi do të kërcënojë sigurinë e saj kombëtare. Agjencia e lajmeve ruse Itar Tass ka cituar një burim të paidentifikuar të Kremlinit të ketë thënë se Rusia konsideron propozimin e SHBA-së si të "pamjaftueshëm".
Refuzimi i propozimeve të Uashingtonit vjen në të njëjtën ditë kur William Burns, personi i tretë më i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ishte në Moskë për të biseduar me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov.
Nga ana tjetër, presidenti rus Dmitry Medvedev ka deklaruar më parë, se Moska do të ndërtojë një tjetër sistem raketor afër Polonisë, si kundërpërgjigje ndaj sistemit amerikan.