Talebani rrëmben 9 punëtorë të një firme
Kabul - Militantët e talebanit kanë rrëmbyer 9 punëtorë të kompanie private në Afganistan. Ministria e Punëve të Brendshme të Afganistanit ka bërë të ditur se në lagjen Robat Sangi të qytetit Heart, talebanët kanë rrëmbyer 9 punëtorë dhe kanë bastisur dhe vjedhur gjithçka ka pasur në dhomat e tyre. Bëhet e ditur gjithashtu se punëtorët po punonin në ndërtimin e një komisariati policie në këtë zonë. Sipas të njëjtave burime, ngjarje të tilla kanë ndodhur një ditë më parë edhe në Kandahar ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën 4 civilë dhe u plagosën 5 të tjerë.