Izraeli dëbon ambasadorin e Venezuelës në Tel-Aviv
Tel-Aviv - Qeveria e Izraelit ka dëbuar nga Tel-Avivi diplomatët e Venezuelës. Sipas një njoftimi për shtyp, Ministria e Jashtme izraelite ka bërë të ditur se ka kërkuar largimin nga Tel-Avivi të diplomatëve venezuelas. Zëdhënësi i qeverisë Yosi Levi tha se urdhëri për tu larguar u është komunikuar një ditë më parë diplomatëve venezuelas. Shkak për këtë, ka qenë deklarata e Presidentit të Venezuelës Hugo Chavez se do të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Izraelin pas sulmeve ndaj Gazës.