E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirill kërkon dialog me botën islame

Moskë - E përditshmja ruse Komersant ka bërë një përmbledhje interesante të kreut të ri të Patriarkanë Ruse, Kirill. Sipas gazetës, Kirill kërkon arritjen e një dialogu të mirëfillt me botën islame, kurse kryeministri Vladimir Putin, sipas tij është një besimtar I devotshëm.

Deklarata e Kirill citohet të jetë bërë më 15 gusht 2007 ku ka theksuar rëndësisnë e dialogut ndërfetar e sidomos me botën islame. “Ne jemi të detyruar të dëgjojmë edhe zërin e vëllezërve tanë myslimanë, në të kundërt nuk mund të kuptojmë natyrën moderne të Islamit. Të njohësh besimet e tjera, nuk do të thotë që të mohosh besimin tënd”, ka thënë kreu i ri i patriarkanës ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›