Biseda telefonike Obama-Medvedev, shpres për dialog
Uashington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë Dimitri Medvedev, ku i tha atij se dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe që nuk shkuan edhe aq mirë gjatë kohës së Bushit. Sipas deklaratës së bërë nga zyra e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, të dy liderët diskutuan mbi rëndësinë e parandalimit të përkeqësimit të marrëdhënieve.
Në deklaratë thuhet që të dy liderët ranë dakord se ka lindur një mundësi e rëndësishme për ndryshim rrënjësor ndërmjet dy vendeve. Obama gjithashtu nënvizoi se për kapërcimin e krizës ekonomike globale, është i nevojshëm bashkëpunimi ndërmjet vendeve më kryesore të botës.
Pritet që Medvedevi dhe Obama të takohen në samitin e vendeve të G20-ës që do të zhvillohet në muajin prill në Londër.