E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talentët e La Ligës

Kur përmendet La Liga të gjithë flasin për Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe skuadrat e tyre Barcelona, përkatësisht Real Madrid. Por, elita e futbollit spanjoll nga ky edicion do të na prezantojë edhe një numër talentësh të cilët janë të gatshëm të mahnitin botën me aftësitë e tyre.

Sezoni i ri në La Liga ka filluar dhe si zakonisht të gjithë flasin për Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe skuadrat e tyre Barcelona, respektivisht Real Madrid. Por, elita e futbollit spanjoll nga ky edicion do të na prezantojë një numër futbollistësh të talentuar të gatshëm të mahnitin botën me talentin e tyre. Nga Oliver Torres deri te më tepër i njohuri Jose Maria Callejon. Kujdes nga këta dhjetë.

Oliver Torres (10/11/1994 - Atlético Madrid):

Kampion i Evropës U-19 me Spanjën, Oliver duket se ka bindur edhe trajnerin e tij të Atletico Madridit, Simeone. Sulmuesi argjentinas në testet e para ka bërë paraqitje mbreslënëse dhe sipas ekspertëve spanjoll, me largimin e Diegos do të ketë më tepër mundësi të dëshmojë aftësitë e tij.

Gerard Deulofeu (13/3/1994 - Barcelona):

Edhe ky fitues i freskët më ekipin U-19 të Spanjës dhe futbollist i cili në disa raste ka mahnitur spektaroët në stadiume. I vlerësuar nga shumëkush si individualist ekstrem, Gerard do të kërkojë promovimin nga ‘Barcelona e re’ e udhëhequr nga Tito Vilanova.

Jose Campana (31/5/1993 - Sevilla):

Fuqi të madhe dhe rezistencë fizike, menquri teknike dhe guxim. Në sezonin e tij të dytë në Sevilla, mesfushori ka qenë i angazhuar pak në edicionin e kaluar por nga ky sezon mund të jetë i dobishëm për skuadrën andaluziane. Shpresë e mesfushës spanjolle.

Pacp Alcarer (30/8/1993 - Valencia):

Debutues më 2012, në ndeshjen e humbur nga Real Sociedad me rezultat 1-0, Paco duket tashmë i gatshëm për ti nënshtruar ritmit dhe nivelit të kategorisë elite. Vështirë ta shohim si titullar të sigurt por me siguri se do të mundohet të shfrytëzojë çdo rast që i ofrohet.

Jonas Ramalho (10/6/1993 - Athletic Bilbao):

Kampion i Evropës si shumica e të lartpërmendurve, Jonas duket se ka bindur të gjithë, e sidomos trajnerin Marcelo Bielsa i cili duket i vendosur ta aktivizojë në formacionin bazë, pavarësisht moshës së tij të re. I angazhuar në rolin e qendërmbrojtësit, Jonas di të luajë edhe në krahun e djathtë.

Joan Barnat (1/3/1993 - Valencia):

Mesfushor i talentuar i gatshëm për të bërë hapin e madh. Barnat erdhi te Valencia në moshën 7 vjeç, u zhvillua ngadalë me skuadrën e të rinjëve kurse me ekipin e parë debutoi më 2011 kundër Racing Santanderit. Aktivizimi i tij i shpeshtë në ndeshjet e para përgatitore është dëshmi se ka fituar pjekuri dhe besim për të luajtur në nivelin e lartë.

Iker Munain (19/12/1992 - Athletic Bilbao):

Nuk është një risi në futbollin spanjoll dhe atë evropian. Por, mosha e tij e re bënë që ai të meritojë përfshirjen në listën e talentëve. Munain shpërtheu sezonin e kaluar me Atletic Bilbaon, kurse këtë edicion do të kërkojë konfirmimin. Përveq paraqitjeve mbreslënëse me skuadrën e tij, Munain ka shkëlqyer edhe me ekipin e të rinjëve të Spanjës dhe për vitin e dytë me radhë fitoi qmimin Golden Boy, si futbollisti më i mirë i Evropianit U-21.

Nacho Fernandez (18/1/1990 - Real Madrid):

Një ‘rrezikim’ i Real Madridit të Jose Mourinhos. Duke njohur strategun portugez, Fernandez do ta ketë vështirë të gjejë hapësirë por mbrojtësi mund të ketë rastet e tij, posaqërisht në Copa del Rey.

Jordi Alba (21/3/1989 - Barcelona):

Në Euro 2012 bëri prezantimin e mbarë në futbollin kontinental. Me përfaqësuesen spanjolle, Alba dhuroi paraqitje të shkëlqyeshme, por tani pas rikthimit të tij te klubi i fëmijërisë Barcelona do të duhet të dëshmojë veten se është i gatshëm për nivelin elitar të klubeve. Konfirmimin do ta kërkojë te gjiganti katalan.

Jose Maria Callejon (11/2/1987 - Real Madrid):

Nuk është më një i ri por një futbollist të cilin La Liga e njeh mjaft mirë. I lansuar nga Mourinho pas përvojës pozitive në Espanyol, mesfushori ofanziv duket i gatshëm për një rol në planin e parë, në vitin e tretë të tij me gjigantin madrilen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›