‘Shpëtimtarët’ anonim

Në Premierligë gjatë këtij edicioni do të kemi rastin të shohim shumë fytyra të panjohura të trajnerëve, disa prej të cilëve udhëheqin skuadrat më të famshme në Ishull. Ata përveq se janë të gjithë britanik, deri vonë kanë qenë krejtësisht anonimë, kurse nga ky sezon prej tyre do të kërkohen rezultate të mira, dhe reale në baze të skuadrave që drejtojnë.
Paul Lambert, Aston Villa
Punën në Norwich e siguroi pasi me ish skuadrën Colchester i mposhti ata 7-1. Nuk shkoi gjatë dhe në Norwich ranë në konkludim: “Ky është trajneri që na nevojitet”. Skocezi pa ndonjë problem arriti të krijojë skuadër me të cilën siguroi promovimin në Premierligë. Sezonin e kaluar arriti të përfundojë edicionin në pozitën e dymbëdhjetë edhe pse shumëkush ishte skeptik rreth tyre. Norwichi së bashku me Swansean gjatë sezonit të shkuar, ishte një prej tregimeve më të bukura. Pas tri viteve të shkëlqyeshme në Norwich kaloi te Aston Villa. Gjatë kësaj vere ai mund të konsiderohet si përforcimi më i madh i Villas.
Nigel Adkins, Southampton
Edhe Southampton ka ‘magjistarin’ e tij, të ngjashëm me Lambertin e Norwichit, trajner anonim por me qasje interesante të punës. I ngjashme me Lamberin është Nigel Adkins, ish futbollist i cili pas pensionimit u angazhua si fizioterapeut. Fshehtësia e Adkinsonit qëndron te metoda e tij e punës dhe qasja ofanzive e lojës (sezonin e kaluar skuadra e tij kryesonte në Championship për numrin e pasimeve), përgatitje fizike (skuadra më e përgatitur në edicionin e shkuar) dhe me përzgjedhje të mirë të futbollistëve (me buxhet të vogël arriti të krijojë skuadër kualitative të përbërë nga futbollistë me përvojë dhe të rinj të talentuar).
Brendan Rodgers, Liverpool
Brendan Rodgers sezonin e kaluar arriti të befasojë Swansean por edhe veten e tij. Strategu irlandez deri tani ishte trajner i panjohur në botën e futbollit pasi kishte udhëhequr skuadra si Watford dhe Reading, por te Sëansea filloi të ndërtojë emrin. Nuk është fshehtësi që qasjen e tij e krijoi në bazë të filozofizë spanjolle të futbollit. Por, është befasi që diqka të tillë arriti ta imponojë në një skuadër të vogël nga liga e dytë angleze. Rodgers për dy sezone bëri shumë në klub. Por, siq thonë qdo gjë e bukur zgjat pak. Ai mori drejtimin e Liverpoolit dhe menjëherë bëri lëvizjet e para duke larguar futbollistë si Kuyt, Rodriguez e Aquilani dhe solli përforcime si Allen, Cole e Borini.
Brian McDermott, Reading
Më meritori për suksesin e Readingut dhe promovimin në Premierligë ishte menaxheri Brian McDermott. Bëhet fjalë për një tjetër trajner të panjohur në opinion i cili në vitet e fundit ka filluar të krijojë emër në futbollin anglez. McDermott mori skuadrën pas largimit të Rodgersit dhe brenda dy viteve bëri shumëqka, kryesisht rezultate të mira që edicionin e kaluar u kurorëzuan me promovim në Premierligë. McDermott nuk mori filozofinë e futbollit nga Rodgers por e krijoi të tijën. Reading është skuadër tipike angleze e cila bazohet në mbrojtje. Përndryshe Reading në edicionin e kaluar pranoi vetëm 41 gola në 46 ndeshje (20 prej të cilave nuk pranoi gol), kurse nga ana tjetër në numrin e njejtë të takimeve realizoi 69 herë. Andaj, McDermott krijoi skuadër të fuqishme e cila di të shënojë gola, por nuk i pranon lehtë ato.