E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talentet e miqësoret, shqetësimi i Hanit



Ari Han po përgatitet të bëjë një revolucion në Kombëtaren shqiptare, pavarësisht se në deklaratat për median ai është përpjekur të jetë i ekuilibruar, madje duke përdorur edhe fraza të tipit: “Do t’ua jap një shans edhe të vjetërve”.

Qëllimi i tij kryesor është që të gjejë futbollistë të rinj të talentuar për t’i dhënë freski ekipit dhe për të krijuar një skuadër sa më solide. Këtë e pohon edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Medin Zhega, i cili zhvilloi një bisedë të gjatë me holandezin gjatë kohës që të dy ndodheshin në tribunën VIP, pranë njëritjetrit, në derbin Partizani-Tirana 2-1 që u luajt të shtunën. Në një intervistë për “Panorama”, Zhega tha se Ari Han i kishte lënë përshtypje të mira dhe vlerësoi maksimalisht përkushtimin e holandezit edhe kundrejt lojtarëve të kampionatit shqiptar.

Zhvilluat një bisedë tëgjatë me trajnerin gjatë ndeshjes, për çfarë diskutuat?

Për futbollin dhe veçanërisht për futbollin shqiptar. Ishte një takim krejt rastësor me Hanin dhe mund të them se më pëlqeu thjeshtësia e tij dhe mënyra e hapur e komunikimit. Biseduam për mënyrën se si po luanin skuadrat dhe trajneri e vlerësoi ndeshjen si pozitive, por ai shfaqi edhe rezervat e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›